Kosovë - zemra e atdheut

Kultura

Kosovë - zemra e atdheut

Nga: Zymer Mehani Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 18:06
Zymer Mehani

Me bukë, kripë e zemër
Në gjirin tënd u rritëm
E kurrë s’u gjunjëzuam
As kurrë s’u nënshtruam
Para rrebesheve e furtunës
Para maltretimeve e dhunës

Për ty u betuam përjetë
Me plagë në toninshtat
Me dhembje varg e varg
Besa besë përherë për Ty
Sepse je Jona dashuri

Pushtuesit erdhën e ikën
Ta ngulën heshtën e thikën
Të dërrmuan e t’drobitën
E plagët ende s’t’u përthanë
Me gjak tëndin shpesh t’u lanë

Në ty u bënë kërdi e ploje
Se dritë dielli ti kërkoje
Se drejtsinë lirinë gjakoje
Sa gjakun derdhe për liri
Kosovë, e lashta DARDANI

E bukur je ti ZEMRA E ATDHEUT
Ti fole e SHQIPEVE ME DY KRERË
E ne pa ty s’mundemi t’rrojmë dot
Si dikur, si dje, as sot e as mot

Ty të kemi NËNË,
Kosovë denbabaden
Për ty s’mjaftojnë këngët
As vargjet që them

Ti Kosovë kreshnike
Je më e bukura e dheut
Dashuri mbi dashuritë-
ZEMRA E ATDHEUT

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat