Gjergj Mullaga

Kultura

Gjergj Mullaga

Nga: Fatmir Lohja Më: 8 shtator 2021 Në ora: 07:19
Fatmir Lohja

Në mëngjëz, pa u ngrohur kompjuteri, më shumë energji më futet në zyrë drejtori.

Kaloje me urgjencë këtë fatur! Unë po iki se nuk kam kohë,- dhe u largua me të njëjten shpejtësi si në hyrje.

Shoh faturën. Bëhej fjalë për rreth dhjetëmiljon lekë ,të reja. Asnjë letër për të treguar burimin e finacimit. As urdhëri i prokurimit nuk qe hartuar .E di mirë, se drejtori e ka në majë të gjuhës, kur vijnë auditët, , shprehjen :” Unë nuk marr vesh. Përgjegjësinë e ka shefi i financës.” Kaq bruto nuk ma ka bërë ndonjëherë. Pse nuk din ,do të mësojë,kur pyet .Kështu kam mësuar edhe unë,për të bërë punën sa më mirë.

E lashë faturën mbi tavolinë, me mendimi, se kur të ketë kohë zoti drejtor, do të më sqaronte për proçeduren e ndjekur.Pas një ore, më bie zilja e telefonit mobil. E shoh në ekran numrin e zoti drejtor.

E kalove faturen? - më pyet më shumë pasion.

As nuk jam marrë me të, pa ardhur dokumentacioni përkatës, - përgjigjem me qetësi.

Letrat i bëjmë më pas! Shefi do urgjent t’i kalojmë paratë, se i nevoitën shumë!

Ne nuk jemi bankë,por institucion publik,- ia kujtoj, se ku është drejtor.

Po nuk e kalove faturën brënda njëgjysëm ore, je i pushuar nga puna!

Pa ardhur ju në zyrën time, nuk bëj asnjë veprim financiar! Edhe po të m’i marrë Zoti mendtë e kresë, ti e di mirë, se pa u nënshkruar urdhër-xhirimi nga ne te dy, banka, jo që nuk bën asnjë veprim financiar, por nuk i pranon as letrat, t’i mbajë, që ju të shkoni të nënshkruani më pas .

Je i pushuar nga puna!

Po më pushove mua nga puna, shefit do t’i vonohen marrja e parave. Mendoje më mirë ! Mund të pushojnë edhe ju nga puna, - ia kujtoj me qetësi.

Më prit në zyrë!

Si urdhëron zoti drejtor!- dhe e mbylla telefonin shumë i merzitur.

Nuk më punohej më. Dola nga zyra të qetësohem. Te lokali përballë institucionit kërkova një kafe të fortë.Po mendoja duke ndezur, edhe fikur cigarete njëra pas tjetres.

Ku po shkon kjo shoqëri? Del në zyrë me optimizëm, për të bërë punën sa më mire. Papritur, e pakujtuar, kërcenohesh me pushim nga puna!? Rreth dyzet vite jam profesionist në financa. Kurrë nuk më kanë trajtuar me barbarizëm. A mund të ketë fyrje më të madhe, në prag të pensionimit? Si zakonisht, për të dalë nga ajo gjendje deshpëruese me faqe të bardhë, kërkova ndihmë te humoristët. Në këto mendime , më bie përsëri zilja e telefonit mobil

Ku je? Më thanë se nuk je në zyre,- më uluret drejtori.

Te kafja përballë jam. Po pi një kafe tërrnake, për të mbledhur mendtë e kresë,-i përgjigjem me ton.

Po nesër në mëngjez a i kalon paratë?

Bëj letrat me komisionin e prokurimit, pastaj do të vini te unë, për t’i kontrolluar se çfarë keni katranosur!

Shefi nuk pret!

Ju a firmosni nesër në mëngjez urdhër- xhirimin?- e thumboj direkt.

Nuk jam i çmendur të shkel ligjet e shtetit.Shefi është i mërzitur shumë me ju,- m’u pergjigj me siguri drejtori.

Nuk e di për ke shef flisni? Gjergj Mullaga, ja futa kot, e ka lënë një shrehje: “ Kur nuk ke pula në kotec ,të mos thërrasi koko ve, koko ve!”

Ku punon, e banon zotni Gjergj Mullaga,po më pyet shefi?

Edhe shkodranët nuk e dinë se kur ka ndërruar jetë i ndjeri, ndonëse mençurine e tij e kërkojnë për ndihmë, sa herë gjenden në hall .Unë të vazhdoj punë ,apo të iki në shtëpi?- e pyes me cinizëm.

Bëj si të duash! Nesër në mëngjez do të takohemi te zyra ime, për të dhënë letrat e pushimit nga puna. Shefi është shumë i pakënaqur nga ju. Unë, për ty ,kam respekt,por nuk mund të mbaj më në punë.Ti, me mikun tënd, zotërinë Gjergj Mullaga, ma keni merzitur shumë shefin e madh.

Thuaj shefit, se Gjergj Mullaga e ka lënë edhe këtë shprehje: “ Për robin e Zotit, ështe shumë me mirë në shtëpi, se në hapsana!”

Burgu për burra është!- ma kujton një shprehje arkaike zoti drejtor

Gjergj Mullaga na këshillon:” Burgu nuk ështe as për burra, e as për gra, që kanë dy gram mend në kokë!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat