Hajrije Bislimi, profesoresha e pianos që preku sukseset në skenën ndërkombëtare

Kultura

Hajrije Bislimi, profesoresha e pianos që preku sukseset në skenën ndërkombëtare

Nga: Majlinda Haziri Më: 30 qershor 2021 Në ora: 08:50
Hajrije Bislimi, profesoreshë e pianos në Gjilan

Hajrije Bislimi është profesoreshë e pianos në shkollën e Mesme të Muzikës në Gjilan .

Ajo kreu shkollën fillore dhe të mesme të muzikës paralelisht në dy drejtime: në Gjilan- shkollën e mesme Pedagogji e Muzikës dhe në Prishtinë për instrumental-Piano ne klasen e prof. Syzana Jakupi, shkruan “Bota sot”.

Studimet dhe masterin i kreu ne UP-Arteve të Muzikës në Prishtinë në drejtimin Instrumental-Piano ( Interprete) në klasën e prof. Lejla Pula dhe Pedagogji e Pianos( Instrumental) në klasën e prof. Valbona Petrovci. 

Gjatë shkollimit të saj me piano ka pasur shumë përformanca dhe pjesëmarrje të shkëlqyeshme në koncerte , duke përfaqësuar Gjilanin në gara në nivel vendi dhe ndërkombëtare të pianos. Studimet Master i kreu në UP në Prishtinë në drejtimin Pedagogji e pianos ( instrumental). 

Punën si mësimdhënëse e filloi nga viti 2006 në shkollën e mesme të muzikës në Gjilan, duke kontribuar në avancimin e nxënësve në piano .

Gjatë këtij viti shkollor, në gjendje pandemie Covid-19, nxënësit e  prof. Hajrije Bislimi, kanë arritur suksese  në kompeticione  ndërkombëtare, duke rrëmbyer njëzet e shtatë çmime kombëtare dhe internacionale të pianos përmes paraqitjeve online.

Nxënësja e saj Ensa Shala, ka përfaqësuar Kosovën në garat ndërkombëtare në Vienë duke arritur të fitojë vendin e parë  ‘’Overall Winner’’  në piano, një çmim i madh që është arritur  për herë të parë nga një shqiptar/e!

Perveç kësaj, tri nxënëset e klasës së prof. Hajrije Bislimi  e zunë vendin e parë dhe nxënësit  e tjerë zunë vendet e dyta dhe të treta. 

Tani nxënësja  Fjolla Rukovci, në Turqi u shpërblye me ‘’çmim nderi ‘’ në piano . 

Keto suksese vijnë falë profesionalizmit të prof. Hajrije që ka investuar jashtëzakonisht shumë në promovimin e talenteve të rinj të kësaj fushe . Për punën dhe profesionalizmin e saj, u vlerësua nga shume prof. dhe pianist ndërkombëtar ndër vite .

Hajrije Bislimi rrjedhë nga një familje e arsimuar babai me origjinë nga Bukoviku . Familja e Hajrijës ka pasë tradita në muzikë. Këtë dhunti e trashëgoi nga të parët e familjes së babait . 

Abdullah Bislimi – Arsever, i cili në vitin 1936 shkoi në Turqi. Më 1937, shkon në Ankara dhe shkollohet për teknolog të pianos. Pastaj punoi në teatrin e Ankarasë professor teknolog i pianos  për 47 vjet. Për të ka shkruar një  shkrimtar francez. Ai zgjodhi pesë teknolog më të mirë  në Evropë, ndër të pestit ishte Avdullah Bislimi- Arsever. Pra,  është trashëgimtare e kësaj fushe nga familja Bislimi pas Arsever-it.

Nxënësit e saj janë shpërblyer me shumë mirënjohje dhe çmime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Vlen të theksohet se në vitin e kaluar gjatë pandemisë nxënësit e saj fituan 27çmime në garat internacionale.

Gjithashtu ajo cek që liberalizimi i vizave do t’i hapte rrugë shumë artistëve tanë, pasi që ndër sfidat kyçe mbetët qasja e artistëve tanë në arenën ndërkombëtare.

Në bisedë e sipër ajo u shpreh se kushtet mungojnë për pianistët dhe rregullimi e investimi në to do të ishte shumë i nevojshëm për ne.

Për këto suksese dhe për profesionalizmin e saj përveç se ajo u nderua nga DKA-së në Gjilan me mirënjohje, nga Polonia, Sllovenia dhe Austria i ndan certifikata dhe mirënjohje për pedagogji të lartë pianistike.

Prof.Msc: Hajrije Bislimi po vazhdon të kontribuojë në ngritje të cilësisë dhe në zhvillimin e talenteve, më konkretisht pianistëve të rinj duke na bërë krenarë gjithmonë!

Intervista e plotë

“Bota sot”: Fillimisht znj.Bislimi a mund të na prezantoni shkurtimisht punën që ju bëni?

Hajrije Bislimi: Unë jam profesoreshë e pianos në shkollën e muzikës në Gjilan. Punoj shumë vite dhe për mua puna e mësuesisë është shumë e shenjtë prandaj e punoj me shumë pasion, vullnet dhe dëshirë këtë detyrë të shenjtë.

“Bota sot”: Ju jeni profesoreshë e pianos e shkollës së muzikës nga Gjilani dhe keni arritur të prekni edhe skenën ndërkombëtare, si ishte ky rrugëtim për ju?

Hajrije Bislimi: Ky rrugëtim për mua është ndjenjë e pa përshkruar. Shumë krenare janë duke më bërë këta fëmijë të mrekullueshëm. Është shumë sfidë e vështirë, por njëkohësisht këto suksese i shijojë me shumë kënaqësi dhe do ta vazhdoj këtë rrugëtim gjithmonë të kontribuoj në kultivimin e talenteve në piano dhe zhvillimin e tyre në skenën pianistike.

“Bota sot”: Cilat janë çmimet që ju keni fituar përgjatë ushtrimit të këtij profesioni?

Hajrije Bislimi: Në garën e fundit të pianos më prestigjioze në botë që u realizua në Qershor të 2021 në International Online Piano Competition Sergei Rachmaninoff nga 36 shtete pjesëmarrëse nga e gjithë bota prej 4 kontinenteve nxenesit e klasës së prof. Hajrije Bislimi përfaqësuan Kosovën duke fituar këto çmime duke i sjellur shkollës dhe qytetit të Gjilanit këto rezultate :

- 8-çmime të para,

- 2-të dyta dhe

- 1- të tretë.

Gjithashtu në muajin maj, përfaqësuan Kosovën nga 25 shtete pjesëmarrëse në botë në garën internacionale për muzikë dhe art, në Slloveni dhe Austri ; u vlerësua nga te gjitha nivelet , klasa Hajrije Bislimit fituan çmimet: e dyta dhe të treta.

Në këtë garë ishin të vetmet pjesëmarrës shqiptar që janë shpërblyer nga kjo garë internacionale duke arritur suksese të larta.

Ndërsa gjatë viti shkollor duke qenë pjesëmarrëse nxënësit e saj kanë arritur këto rezultate duke rrëmbyer çmime të para, dyta dhe treta në gara të ndryshme si :

- Tirana Talent- Shqipëri

- International piano competition Mozart- Beograd

- Ne garat” Pjeter Gaci”- Shkodër

- Mema Festival -Shqipëri

Image

“Bota sot”: Si çdo profesion edhe ky ka sfidat e veta, cilat qenë sfidat e në fushën e muzikës, më saktësisht në lëmin e pianos?

Hajrije Bislimi: Ka shuma sfida, por njëra ndër to është çështja e interpretimit korrekt që duhet ta realizojnë, është shumë e nevojshme që sa më shumë këta pianist të kenë paraqitje ku sfidë kryesore kemi edhe krijimin e kushteve, të skenave etj.

“Bota sot”: Sa është e vështirë për një muzikante shqiptare që të depërtojë në sferën ndërkombëtare?

Hajrije Bislimi: Është shumë e vështirë pasi që nga mbarë bota kemi shumë konkurrent dhe atë shumë të avancuar, por ne po arrijmë të jemi gjithmonë paralel me të gjithë duke depërtuar me sukseset më të mëdha në secilën garë internacionale.

“Bota sot”: Cili është niveli i bashkëpunimit me profesor të tjerë shqiptare të Shqipërisë, Maqedonisë e Malit të Zi?

Hajrije Bislimi: Niveli i bashkëpunimit është i kënaqshëm, por kjo shpresojmë të vazhdoj në progres duke ditur se së fundmi shkolla jonë ka arritur të bëj binjakëzim me Liceun Artistik në Tirane, një bashkëpunim i cili do të jetë frytdhënës dhe mjaft i nevojshëm duke shkëmbyer përvojat e cilësitë.

“Bota sot”: Cilat janë pritshmëritë e juaja për nxënësit e juaj?

Hajrije Bislimi: Pritshmëritë e janë shumë të larta sepse kemi nxënës shumë të talentuar dhe shumë të aftë në fushën e artit sidomos të pianos dhe shkolla jonë e muzikës në Gjilan e ka dëshmuar këtë ndër vite me punën profesionale të mësimdhënësve.

“Bota sot”: A mendoni që liberalizimi i vizave do të hapte rrugën për inkuadrimit më të lehtë të artistëve tanë?

Hajrije Bislimi: Liberalizimi i vizave, patjetër që do ta lehtësonte edhe më tepër rrugën tonë drejtë suksesit, duke bërë të mundur që të gjithë këta të rinj të talentuar të promovohen dhe tu krijohen mundësi duke qenë pjesë e gjithë artistëve në botë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat