Drejtësi për Muhamedin, Leonardin e Fatmirin

Kultura

Drejtësi për Muhamedin, Leonardin e Fatmirin

Nga: Shkodran Imeraj Më: 1 prill 2021 Në ora: 18:22
Kopertina e librit

U bënë plotë njëzete e dy vjet nga kur forcat e shumta ushtarake, policore e paraushtarake serbe me 1 prill të vitit 1999, kryen gjenocid kundër popullsisë së pafajshme dhe të pambrojtur në Lybeniq të Pejës. Masakrat e kryer në Lybeniq me 25 maj 1998, 1 dhe 7 prill 1999, janë dëshmi që shteti serb ka kryer gjenocid në Kosovë.

Në përvjetorin e njëzete dytë të masakrës së 1 prillit të vitit 1999 në kryer në Lybeniq, kërkojmë drejtësi për Muhamedin tetëmbëdhjetë muajsh, Leonradin shtatë vjeç, Fatmirin shtatëmbëdhjetë vjeç si dhe për Shyhretin e cila ishte shtatzënë.

Gjaku i të rënëve në Lybeniq dhe gjithë andej Kosovës, është gur i themelit i shtetësisë së Kosovës.

Dr. Shkodran Imeraj, autor i monografisë "Masakrat në Lybeniq 1998-1999" i botuar me 2015 në gjuhën shqipe dhe 2020 në gjuhën bullgare.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat