Galeria “Artkand”/ Në episodin e fundit u prezantuan 4 vepra të reja që do të qëndrojnë në ankand për 1 javë

Kultura

Galeria “Artkand”/ Në episodin e fundit u prezantuan 4 vepra të reja që do të qëndrojnë në ankand për 1 javë

Më: 28 mars 2021 Në ora: 17:27
Foto

Artkand, emisioni më i ri i artit në Top Channel ka pasur një interes të madh, jo vetëm ndër koleksionistët, artistet apo ata qe menaxhojnë artin, por edhe në publikun e gjerë.

Shumë oferta për të sjellë vepra, kërkesa dhe përshtypje kanë ardhur në redaksinë e Artkand nëpërmjet faqeve zyrtare.
I ndërtuar në konceptin e një galerie televizive dhe i zhvilluar në formën e në ankandi veprash arti tashmë në episodin e katërt te emisionit u prezantuan katër vepra të reja

Veprat do të qëndrojnë në ankand të paktën për një javë. Skënder Kamberi, Vajza me Karafil, është prezantuar për çmimin fillestar 1000€
Zef Shoshi, Kalorsiakët e Skënderbeut, vepër historike e vitit 1962 është nxjerrë në ankand me vlerën fillestare 1700€.

Skender Lako me veprën e tij “Në oborri. Ë shkollës-Pogradec” , vepër e vitit 1982, është prezantuar me vlerën fillestare 1000 €.

Dhe Sotir Capo me Portret gruaje, vepër e vitit 1990, u nxorr në ankand me vlerën 1500€. Vizatimi i Sofia Zengo Papadhimitrit me këtë kryevepër në portret gruaje është nxjerrë në ankand me vlerën fillestare 2500 euro. Si dhe është risjellë në ankand vepra Peisazh e autorit Foto Stamo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat