Heshtje e ëmbël

Kultura

Heshtje e ëmbël

Nga: Zymer Mehani Më: 11 janar 2021 Në ora: 09:18
Zymer Mehani

(Nënës sime)

Ty të kam dritërreze
Dhe varg të pathënë
E heshtje të ëmbël
Të kam zemër, nënë

Nga ninullat Tua
Dhe bjeshka galdon
Një pikë loti Yt
Sa një Galaksion

Kur më përqafoje
Hëna kuqëloshe
Tinëzisht na shikonte
Mu’ dhe ty, nënoshe

Dhe dielli rrezonte
Ngrohtësisht, anembanë
Kur ti më përkëdhelje
Moj e shtrenjta NANË

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat