Moti për ditën e sotme

Kosova

Moti për ditën e sotme

Më: 1 qershor 2026 Në ora: 07:31
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të hënën në vend do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas parashikimit, gjatë ditës vranësirat do të zhvillohen dhe vende-vende pritet të sjellin reshje shiu të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Në disa zona mund të ketë edhe reshje breshëri.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 26 dhe 29 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 11 metra në sekondë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat