Në 24-vjetorin e ndarjes, Haradinaj përkujton Ekrem Rexhën

Kosova

Në 24-vjetorin e ndarjes, Haradinaj përkujton Ekrem Rexhën

Më: 8 maj 2024 Në ora: 15:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i AAK-së dhe ish-komandanti i Zonës së Dukagjinit, Ramush Hardinaj ka përkujtuar Ekrem Rexhën - komandant Drinin në 24 vjetorin e rënies.

“Sot në 24-vjetorin e ndarjes nga jeta kujtojmë Ekrem Rexhën - komandant Drini, që me plot meritë, ka zënë vend të rëndësishëm në historinë e lavdishme të UÇK-së, bashkë me komandantët e ushtarët më heroikë që pati Kosova”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj me këtë rast kujtoi edhe 25 vjetorin e luftës në fshatrat; Kashicë, Staradran dhe Terstenik.

“8 maji na kthen në kujtesë vitin 1999, motrat dhe vëllezërit e fshatrave; Kashicë, Staradran dhe Terstenik, që me sakrificën e tyre u bënë gurthemel i shtetit që e gëzojmë sot. Të rënët në këtë tokë janë dëshmi se sa e shtrenjtë është liria dhe ata do të jetojnë në kujtesën e popullit gjithmonë. Lavdi të gjithë martirëve dhe dëshmorëve të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat