Parashikimi i motit: Vranët dhe pak diell, këto janë temperaturat

Kosova

Parashikimi i motit: Vranët dhe pak diell, këto janë temperaturat

Më: 8 mars 2024 Në ora: 07:05
Ilustrim

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, përderisa në zona të caktuara pritet të ketë reshje të pakta shiu.

Meteo Kosova ka njoftuar se në orët e mëngjesit nuk përjashtohet mundësia për ndonjë reshje të dobët bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 12°C.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 6-23 km/h.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat