Brenda një dite, katër raste të dhunës në familje në Kosovë

Kosova

Brenda një dite, katër raste të dhunës në familje në Kosovë

Më: 31 janar 2024 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Brenda një dite janë raportuar katër raste të dhunës në familje në Kosovë.

Sipas policisë dy raste janë lajmëruar në rajonin e Prishtinës, ndërkaq dy të tjera në rajonin e Ferizajt.

Njëri nga të dyshuarit gjendet jashtë shtetit, ndërsa tre të tjerë me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë  29.01.2024-11:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari ndodhet jashtë shtetit. Rasti është duke u hetuar.

Fushë Kosovë 29.01.2024-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ferizaj 29.01.2024-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shtërpcë 30.01.2024-00:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka kryer veprën e lartcekur ndaj dy viktimave një mashkulli dhe një femre kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat