Drejtoresha Kryeziu-Ramaj në mesin e 10 grave të Fondacionit “Jahjaga” që prezanton rrugëtimin në karrierë

Kosova

Drejtoresha Kryeziu-Ramaj në mesin e 10 grave të Fondacionit “Jahjaga” që prezanton rrugëtimin në karrierë

Më: 8 mars 2022 Në ora: 17:34
Besartë Kryeziu-Ramaj

Drejtoresha e Drejtorisë së Inspektoratit në Komunën e Malishevës, Besartë Kryeziu-Ramaj, është përzgjedhur nga Fondacioni “Jahjaga”, në organizimin me rastin e shënimit të 8 Marsit-Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në prezantimin për rrugëtimin e tyre në politikë dhe pozita vendim-marrëse.

Drejtoresha, Kryeziu-Ramaj, ka bërë të ditur se është përzgjedhur në mesin e dhjetë femrave nga komunat e Kosovës, nga ana e fondacionit.

Në paraqitjen e saj, ajo e ka prezantuar rrugëtimin e saj politik, e që sipas organizatorëve të kësaj ngjarje, qëllimin i këtyre rrëfimeve, ishte frymëzimi i të rinjve, vajzave dhe grave, që kanë aspirata të bëjnë karrierë në politikë.

Në prezantimin e saj, drejtoresha Kryeziu-Ramaj, i ka uruar të gjitha femrat me rastin e 8 Marsit-Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat