Në Greme të Ferizajt, nesër mbrëma luhet ndeshja e Kupës së Evropës

Hendboll

Në Greme të Ferizajt, nesër mbrëma luhet ndeshja e Kupës së Evropës

Nga: K.Goca Më: 8 tetor 2026 Në ora: 17:13
Ferizaj

Në Greme të Ferizajt do të zhvillohet ndeshja e parë, në kuadër të 1/32 së finales së Kupës Evropiane në hendboll për femra.

Vashat e Ferizajt do të përballen me një klub nga Ishujt Faroe.

Ndeshja e parë do të zhvillohet nesër, në orën 20:00, në palestrën e sportit në Greme.

Me marrëveshjen e të dy klubeve, të dyja ndeshjet do të luhen në palestrën e sportit në Greme.

Ndeshja e parë zhvillohet nesër, ndërsa ndeshja e kthimit të dielën, në orën 17:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat