Genc e Getoar Bujupi kanë drejtuar ndeshjen e Kupës Evropiane për hendbolliste, që në fund nuk dha fitues.
Dyshja e gjyqtarëve nga Kosova të hendbollit të shtunën e drejtoi ndeshjen mes skuadrës italiane Jomi Salerno dhe asaj nga Sllovakia, Dunajska Streda.
Skuadra italiane kishte epërsi 14:10 pas pjesës së parë. Por në pjesën e dytë sllovaket ia dolën të barazojnë për të rritur gjasat për avancim.
Për çiftin e gjyqtarëve Bujupi ishte vetëm ndeshja e radhës në skenën evropiane. Kjo dyshe po ka angazhim gjithnjë e më të madh në arenën kontinentale.