Gjini-Kapitanoviq diskutojnë për zgjerimin e bashkëpunimit

Gjakova

Gjini-Kapitanoviq diskutojnë për zgjerimin e bashkëpunimit

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 15:05
Maria Kapitanoviq dhe Ardian Gjini

Në kuadër të takimeve të rregullta me kryetarë të komunave në Kosovë, ambasadorja e Kroacisë në vendin tonë, Maria Kapitanoviq, vizitoi sot Gjakovën ku me të parin e kësaj komune Ardian Gjini ka biseduar rreth bashkëpunimit reciprok ndërmjet dy vendeve dhe zgjerimin e këtij kooperimi në të ardhmen.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, tha se në takim është biseduar për mënyrat e bashkëpunimit në ekonomi, binjakëzimit me qytete të ndryshme kroate dhe shkëmbimet kulturore ndërmjet dy vendeve mike.

Gjini: Të shikohen mënyrat më të mira për bashkëpunim reciprok

“Ne kemi shumë qytetarë të Gjakovës që punojnë dhe jetojnë në Kroaci, sidomos në bregdet dhe do të vazhdojmë t’i eksplorojmë të gjitha këto mundësi në të mirë të qytetarëve tanë dhe në të mirë të qytetarëve të qyteteve të ndryshme të Kroacisë”, tha Gjini.

Ndërsa, diplomatja kroate Maria Kapitanoviq ka vlerësuar rolin e kosovarëve në shoqërinë kroate për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme dhe forcimin e këtij kooperimi në të ardhmen.

Kapitanoviq: Të zgjerojmë bashkëpunimin me Kosovën

“Gjakova është qyteti i tretë më i madh në Kosovë dhe është një nga qendrat kryesore në Kosovë, dhe desha të jem sot këtu të bisedojë me kryetarin e komunës për mënyrat e bashkëpunimit. Siç tha kryetari, në Kroacia është shtëpi për shumë qytetarë të Kosovës, ka shumë qytetarë të Gjakovës që punojnë në Kroaci dhe në bazë të marrëdhënieve të vendeve dhe qytetit të Gjakovës dhe qyteteve në Kroaci, dëshirojmë ta zgjerojmë bashkëpunimin sidomos në ekonomi, bizneset e vogla, projektet infrastrukturore, gjëra kulturore, sepse pasi kemi shumë kosovarë në Kroaci, ka shumë mundësi për shkëmbimin e përvojave”, tha Kapitanoviq. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat