Të hënën nisin punimet në rrugën që lidh Gjakovën me dy pika kufitare me Shqipërinë

Gjakova

Të hënën nisin punimet në rrugën që lidh Gjakovën me dy pika kufitare me Shqipërinë

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 00:11
Foto ilustrim

Ditën e hënë do të nisin punimet në zgjërimin e segmentit rrugor që gjendet nga vendi i njohur si “Ura e Tabakut” deri tek “Ura e Ahmet Efendisë” në Gjakovë.

Punimet në këtë rrugë po vlerësohen si me rëndësi.

Kjo pasi e njëjta e lidh Gjakovën me Reken e Keqe si dhe me dy pikat kufitare me Shqipërinë, “Qafa e Prushit” dhe “Qafa e Morinës”.

Në inaugurimin e punimeve do të marrin pjesë kryetari i komunës, Ardian Gjini, si dhe Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat