Pesë ditë vazhdojnë kërkimet për gruan që është hedhur nga ura e Fshajt

Gjakova

Pesë ditë vazhdojnë kërkimet për gruan që është hedhur nga ura e Fshajt

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Që nga dita e premte në Gjakovë po vazhdojnë kërkimet për gruan që është hedhur nga ura e Fshajt.

Policia e Kosovës kishte informuar se gruaja kishte rënë nga ura rreth orës 10:00, ditën e premte, ndërkaq deri tani ende nuk është gjetur viktima.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj tha për telegrafin se kërkimet po vazhdojnë.

“Njësitet e kërkim – shpëtimit janë duke vazhduar kërkimet por deri tani ende nuk është gjetur viktima”, tha ai.

Ndryshe, në njoftimin që kishte bërë Policia ditën e premte thuhej se, një femër e moshës madhore ka rënë nga ura e Fshajt në lumin Drini i Bardhë dhe se të gjitha njësitet e nevojshme policore dhe zjarrfikësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Njësia për Kërkim Shpëtim.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat