Gjakova mikpritëse e Up with People

Gjakova

Gjakova mikpritëse e Up with People

Më: 25 maj 2018 Në ora: 21:39
?Gjakova mikpritëse e Up with People

Gjakova sonte është mikpritëse e më shumë se 100 të rinjve nga mbarë bota, të cilët po marrin pjesë në aktivitetin kulturor Up with People.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ai tha se është diçka e jashtëzakonshme që Up with People e ka zgjedhur Gjakovën.

Ai vlerësoi se është bërë një punë jashtëzakonisht e mirë nga familjeve pritëse, pasi miqësitë e krijuara kanë me zgjatë dhe kanë me qenë të vlefshme.

Gjini: Jam tepër i lumtur

“Jam tepër i lumtur, që këta të rinj, këto familje që sot i kanë pritur të rinjtë nga e gjithë bota, jo vetëm që kanë me mbajtur mend gjithë jetën, por në fakt kanë me lidh miqësi të reja, kanë me mbërri me krijuar lidhje me njerëz nga e gjithë bota, lidhje të cilat jam i bindur që kanë me zgjatë gjithmonë dhe kjo është diçka jashtëzakonisht e mirë”, tha Gjini.

Njëri nga organizatorët, Fatos Haxhemi nga “Jakova Innovation center”, ka falënderuar qytetarët e Gjakovës që kanë hapur dyert e tyre për të pritur mysafirët nga mbarë bota, ku siç tha ai, me këtë pritje është dëshmua virtyti që shqiptarët e kanë të trashëguar nga të parët, që është mikpritja.

Haxhemi: I kemi dhënë jetë këtij misioni

“Para dy viteve, pak kush ka dëgjuar apo ka ditur për Up with People. Ndërsa sonte me prezencën tonë këtu, me ardhjen e ekipit të Up with People në Gjakovë dhe me performancën e mrekullueshme që do ta shohim sonte, i kemi dhënë jetë këtij misioni tonë, për të cilin janë angazhuar individ, organizata, institucione anembanë Kosovës, e posaçërisht në Gjakovë”, tha ai.   

Up with People është një organizatë që është prezent në botë për më shumë se 50 vite, e cila i mbledh të rinjtë për çdo semestër, nga vise të ndryshme të botës, duke organizuar vizitua në shtete të ndryshme në botë për të bashkëbiseduar me komunitetin, duke studiuar dhe prezantuar kulturat e ndryshme dhe duke e nxitur paqen në mes njerëzve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat