Asamblisti i LDK-së jep dorëheqje nga mandati, bëhet shofer i kryetarit - Bota Sot
Asamblisti i LDK-së jep dorëheqje nga mandati, bëhet shofer i kryetarit

Gjakova

E shtunë, 23 qershor 2018

Asamblisti i LDK-së jep dorëheqje nga mandati, bëhet shofer i kryetarit

Më: 23 maj 2018 Në ora: 16:56
Afrim Ramushi

Njëri nga asamblistët më të votuar të LDK-së për asamblenë komunale të Vitisë, asamblisti Afrim Ramushi, i njohur edhe për pozitën e tij edhe si shofer i Kryetarit të Komunës,  ka dhënë dorëheqje nga mandati i asamblistit.

 Dorëheqjen e tij  Afrim Ramushi e ka konfirmuar edhe për gazetën “Bota sot” . Ai ka thënë se ketë dorëheqje e ka bërë për arsye dëshiron të mbetet zyrtar për Logjistikë i Kryetarit të Komunës. Gazeta  ka siguruar edhe vendimin ku dëshmohet dorëheqja e tij e parevokueshme nga të gjitha pozitat e anëtarit të Kuvendit Komunal të Vitisë. Ndryshe, Afrim Ramushi është shofer i kryetarit të Komunës, Sokol Haliti, që nga 2014-ta.

E pas dorëheqjes së Afrim Ramushit, në listën e KQZ-së është Ramadan Deliu, i cili do ta zë vendin e tij në Kuvendin Komunal të Vitisë, pasi ka mbi 300 vota nga zgjedhjet e fundit lokale. Ramadan Deliu është nga fshati Kabash, edhe ai ka konfirmuar se do të jetë pasues i Afrim Rmamushit në Kuvendin komunal të Vitisë dhe se dhe  se do t’i përfaqësoj denjësisht interesat e qytetarëve në Kuvend.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test