Shënohet 17 maji, dita e dëshmorëve të Gjakovës

Gjakova

Shënohet 17 maji, dita e dëshmorëve të Gjakovës

Më: 17 maj 2018 Në ora: 16:00
Shënohet 17 maji, dita e dëshmorëve të Gjakovës

Më manifestimin përkujtimor të organizuar në Shqiponjë edhe këtë vit u shënua 17 maji, dita e dëshmorëve të komunës së Gjakovës.

Të pranishëm në këtë tubim ishin përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, familjarë e shumë bashkëqytetarë.

“Sot ta zëvendësojmë ngushëllimin me urim, sepse në këtë datë Shqiponja e fitoi lirinë falë rezistencës së ushtarëve të brigadës së saj. Andaj kokën lart dhe ndjehuni krenarë!” më këto fjalë iu drejtua të pranishmëve kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

Sipas një komunikate të komunës së Gjakovës, qëndresën dhe luftën jo vetëm të djemve dhe vajzave të komunës së Gjakovës, por të të tërë Kosovës e kujtuan dhe e nderuan edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, Ministri i Forcës së Sigurisë, Rrustem Berisha, Gjenerali e deputeti,  Daut Haradinaj e të tjerë.

Para fillimit të tubimit qendror, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora me lule pranë varreve të dëshmorëve dhe martirëve të komunës së Gjakovës.

“Kur një ditë do të shkruhet historia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jabllanica do të jetë një faqe e ndritur e saj. Djemtë dhe vajzat e Jabllanicës e të rrethinës së Gjakovës ishin ndër të parët që ju përgjigjen kushtrimit që u dha në Prekaz e Gllogjan. Sot ne nderojmë kujtimin e sakrificës së tyre, dhe njëkohësisht zotohemi në vazhdimin e amanetit të tyre, për ta mbrojtur lirinë e fitur me mund e gjak, për ta zhvilluar ekonomikisht vendin, për ta bërë shtetin adresë të sigurtë për çdo qytetar të Kosovës”, ka shkruar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri veslei në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat