Lansohet “Makerspace” i parë në Gjakovë - Bota Sot
Lansohet “Makerspace” i parë në Gjakovë

Gjakova

E shtunë, 22 shtator 2018

Lansohet “Makerspace” i parë në Gjakovë

Më: 16 prill 2018 Në ora: 14:45
Pamje nga lansimi i projektit “Makerspace”

Në gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë në kuadër të programit “Përkrahje e adoleshentëve pas mësimit të rregullt”, u përurua hapësira kreative “Makerspace”, e mbështetur nga USIAD, e cila ka për synim zhvillimin e shkathtësive për punësim dhe ndërmarrësi te të rinjtë.

Në inaugurimin e këtij projekti morën pjesë kryetari I komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ambasadori I SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, shefi i USAID-it në Kosovë, James Hope.

Kryetari Gjini ka shprehur mirënjohjen në emër të qytetarëve për kontributin që shteti amerikan ka dhënë  për  Kosovës qysh nga lufta.

Ai tha se projekti “Makerspace” është një mundësi e mirë për nxënësit e gjimnazit “Hajdar Dushi” , sepse ata e kanë barrën e zhvillimi më të shpejtë të komunës së Gjakovës dhe gjithë Kosovës.

Gjini: Sot kemi parë një kontribut të jashtëzakonshëm

“Sot e kemi parë një kontribut të jashtëzakonshëm për këtë shkollë, po është e vërtet se në Gjakovë funksionin “Bone vetë” që është një diçka shumë e mirë, e jashtëzakonshme, këtu kanë me pasur mundësi me mësuar edhe shumë nxënës të tjerë, të cilët kanë me pas qasje drejtpërdrejt pa nevoja tjera. Kjo është diçka shumë e mirë,  e këta nxënës që dikujt i duken se po kalojnë kohë duke i parë këto procese teknologjike, në të ardhmen kanë me qenë njerëz, të cilët do të bartin barrën e zhvillimit sa më të shpejtë të komunës sonë, por pse jo edhe gjithë Kosovës”, tha ai.

I pari i Gjakovës shprehu gatishmërinë për të ndihmuar të rinjtë e këtij qytetit drejt zhvillimit profesional.

Ndërsa, ambasadori Greg Delawie tha se ky program luan rol në përgatitjen e të rinjve kosovare për tregun e punës. Sipas tij kalimi nga bankat e shkollës drejt vendeve të punës është sfidues, por që përmes projekteve të tilla ata arrijnë të bëhen punonjës të aftë në çdo fushë.

Delawie: Ky program luan rol në përgatitjen e të rinjve për vendin e punës

“Pak gjëra  janë më të rëndësishme sesa t’i mësojmë fëmijët tanë për të menduarit, për shkathtësi dhe për të pasur atë besimin për të marr hapin e madh prej të qenit nxënës për t’u bërë persona që kontribuojnë në shoqëri. Për këtë arsye jam shumë krenar për rolin që ky program luan për t’iu ndihmuar të rinjve kosovarë për t’u përgatitur për kalimin me sukses nga bankat e shkollave në vendin e punës. Natyrisht që një kalim i tillë është gjithmonë sfidues edhe nëpër vendet tjera, por e di se si duhet t’iu ndihmojmë të rinjve për të marrin vendimet e tyre dhe ekonominë gjithnjë në rritje të Kosovës, për të zbuluar ndjenjën e tyre të ndërmarrësi dhe për t’u bërë punonjës të aftë e të suksesshëm në çdo fushë“, tha Delawie.

Drejtori i gjimnazit “Hajdar Dushi”, Bedri Cahani tha se fal bashkëpunimit me USAID-in kanë arritur t’ia kthejnë shpresën të rinjve në Gjakovë. Sipas tij diploma e këtij gjimnazi nuk është më vetëm pasaportë, por edhe biletë drejtë BE-së.

Cahani: Me këtë partneritet iu kemi dhënë shpresë të rinjve

“Duke falënderuar të gjithë partnerëve tanë që sot na nderojnë me prezencën e tyre këtu kemi arritur që gjimnazit, të rinjve t’iu japim një shpresë të re. Kam thënë që ne do të bëjmë përpjekje që diploma e gjimnazistëve të jetë pasaporta më e sigurt për BE, kurse sot lirisht mund të them se jo vetëm pasaportë, por edhe bileta është siguruar meqenëse nxënësit e shkollës sonë kanë fituar shumë bursa drejt SHBA-së, Gjermanisë, Austrisë, Hungarisë, Anglisë dhe gjithandej”, tha ai.

Për kontributin që ka dhënë USAID për gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë, Cahani i ka ndarë mirënjohje ambasadorit Delawie dhe shefit të USAID-it në Kosovë, James Hope.

Ndryshe, gjatë ditës ambasadori amerikan, Greg Delawie në objektin e komunës së Gjakovës ka zhvilluar një takim edhe me kryetarin  Ardian Gjini, ku i pranishëm ishte edhe shefi i USAID-ut, James Hope. Pas takimit nuk ka pasur prononcim për media. 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test