Vetëvrasja në Gjakovë: Mesazhi që burri ia la gruas para se të vdiste

Gjakova

Vetëvrasja në Gjakovë: Mesazhi që burri ia la gruas para se të vdiste

Më: 9 mars 2018 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Një person i moshës 45 vjeçare, sipas policisë dyshohet se është vetëvrarë në Gjakovë. Lajmin e ka bërë të ditur komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë Krist Gjoka. Mirëpo, media ka arritur të bie në kontakt me një familjarë të viktimës.

Të premten, në Gjakovë një person i moshës 45-vjeçare dyshohet se është vetëvrarë. Këtë e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës, mirëpo pa dhënë detaje tjera.

Inicialet e viktimës janë V.N. dhe i njëjti është vetëvrarë me armë zjarri/pistoletë.

Mirëpo, media ka arritur të kontaktojë një familjarë të viktimës, i cili gjithashtu është dëshmitarë i këtij rasti.

Ai tregon se viktima në mëngjes kishte dalë nga shtëpia, duke thënë se po shkon për vizitë diku, por më pas, V.N. i kishte dërguar një mesazh në telefon bashkëshortes së tij, duke i thënë që t’ia bëjë “hallall”.

Pas kësaj, familjarët e gjetën viktimës të vdekur në oborr të shtëpisë dhe të njëjtin e dërguan në spital, por nga vetëplagosja me armë zjarri, ndërroi jetë.

Gjithë kjo ngjarje ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën “Bajram Curri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat