2 vjet burg për 2 të akuzuar për afro 3 kilogramë drogë

Gjakova

2 vjet burg për 2 të akuzuar për afro 3 kilogramë drogë

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 06:31
Gjykata Themelore e Gjakovës

Gjykata e Gjakovës ka shpallur aktgjykimin në rastin e dy të akuzuarve për drogë, të cilët i ka dënuar me burg dhe gjobë.

Trupi gjykues ka pranuar marrëveshjen e arritur mes prokurorit dhe mbrojtjes për pranimin e fajësisë nga të akuzuarit.

Me këtë rast, Gjykata të pandehurin Tamir Elezaj, i akuzuar për veprën penale – posedim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge, e ka dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti e 2 muaj.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, Gëzim Pozhegu, në këtë dënim të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak.

Elezaj është dënuar edhe me gjobë në shumë prej 850 euro.

Ndërsa, i akuzuari tjetër, Ardi Bakija është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti si dhe gjobë në shumën 850 euro. Në dënimin me burg edhe Bakijës do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

Sipas aktakuzës, dy të akuzuarit në shtator të vitit të kaluar kishin tentuar që përmes një agjencie turistike të transportojnë 2 kilogramë e 774 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë për në Linz të Austrisë.

“Pasi të akuzuarit e kanë siguruar drogën, të njëjtën kanë shkuar dhe e kanë paketuar e mbeshtjellur me qese alu folie të plastmasit në bodrumin e banesës së të pandehurit Tamir dhe e kanë futur në një çantë, të cilën më pas i pandehuri Ardi Bakija diku rreth orës 17:00 e ka dërguar tek Stacioni i Autobusëve ne Gjakovë, respektivisht tek agjencia e autobusëve “Bici Comm” që të njëjtën ta dërgojë në shtetin e Austrisë, përkatësisht në qytetin Linz. Por, nga menaxheri i kësaj kompanie pasi i njëjti e ka hapur për të parë se çfarë kishte në çantë është hasur droga me çka menjëherë i pandehuri Ardi ka ikur nga aty dhe pastaj është lajmëruar rasti në Polici, e cila ka ardhur dhe ka konfiskuar”, thuhet në aktakuzë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat