Gjini-Minxhozi diskutojnë për bashkëpunimin reciprok

Gjakova

Gjini-Minxhozi diskutojnë për bashkëpunimin reciprok

Më: 24 janar 2018 Në ora: 13:48
Takimi Gjini-Minxhozi

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, sot ka pritur në një takim ambasadorin e republikës së Shqipërisë në Kosovë Qemajl Minxhozi, me të cilin biseduan për bashkëpunimin në mes të komunës së Gjakovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.

Të dy bashkëbiseduesit e kanë vlerësuar lart lidhjen tradicionale dhe bashkëpunimin në mes të Gjakovës dhe popullit të shtetit shqiptar, ndërsa janë zotuar që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tej, madje edhe duke e rritur dukshëm intensitetin.

Kryetari Gjini dhe ambasadori Minxhozi janë akorduar që Gjakova të vazhdojë të ofrojë shërbime për qytetarët e republikës së Shqipërisë, konkretisht ata që vijnë nga rajonet e Tropojës dhe Hasit.

Po ashtu u dakordua që Gjakova dhe Shqipëria të vazhdojnë projektet e përbashkëta me Bashkimin Evropian dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit, projekte këto që kryesisht kanë të bëjnë me bashkëpunimin dhe bashkëveprimin ndërkufitar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat