Alternativa: Gjakova rrezikon humbjen e projekteve të mëdha

Gjakova

Alternativa: Gjakova rrezikon humbjen e projekteve të mëdha

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 18:31
Alternativa

Bartësit e dikastereve në qeverisjen e Ardian Gjinit janë emëruar për të plotësuar apetitet politike dhe grupore dhe në asnjë mënyrë nuk i shërbejnë interesit të përgjithshëm të qytetarëve të Komunës së Gjakovës.

Kështu thuhet në një reagim të Alternativës ndaj emërimeve të sotme nga ana e kryetarit të komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, në dikasteret e kësaj komune.

Alternativa dega në Gjakovë, konsideron se me këto emërime, Komuna e Gjakovës rrezikon seriozisht humbjen e projekteve të mëdha kapitale të filluara nga qeverisja Mimoza Kusari - Lila.

Alternativa i bën thirrje kryetarit Gjini, që të publikojë para qytetarëve të Komunës së Gjakovës, bagazhin profesional të secilit të zgjedhur të tij për të qeverisë me Gjakovën dhe potencialin e tyre intelektual dhe profesional për të shërbyer në dikasteret ku janë emëruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat