Federata Spanjolle e Futbollit bllokon Girona-Barcelona

Futboll

Federata Spanjolle e Futbollit bllokon Girona-Barcelona

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 15:10
Shefi i La Liga-s, Javier Tebas

Pas polemikave të shumta të krijuara nga propozimi i La Liga-s për të zhvilluar një ndeshje të kampionatit në Amerikë, Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka dalë në krah të FIFA-s dhe ka konfirmuar se do të bllokojë realizimin e kësaj ideje.

Ndeshja Girona-Barcelona pritej të zhvillohej në Miami më 27 janarin e 2019-ës, por RFEF nuk do La Liga të dërgohet jashtë kufijve spanjoll dhe, sipas “Cadena Cope”, presidenti i federatës, Luis Rubiales, i ka dërguar një letër presidentit të La Liga-s, Javier Tebas, për ta informuar në lidhje me qëndrimin e tyre.

RFEF mësohet të ketë shkruar se “nuk ka asnjë shans që Girona-Barcelona të luhet në Miami”. Ndërkaq, shefi i La Liga-s, Javier Tebas, i cili e ka marrë lajmin ditën e enjte, ka thënë: “Nuk ka asgjë për të diskutuar: UEFA nuk e ka bërë publik qëndrimin e saj, FIFA nuk ka autoritet dhe ne po zhvillojmë negociata me AFE (Shoqata e Futbollistëve Profesionistë në Spanjë)”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat