Spalletti: “Modrici e dëshiroi Interin” - Bota Sot
Spalletti: “Modrici e dëshiroi Interin”

Futboll

E enjte, 20 shtator 2018

Spalletti: “Modrici e dëshiroi Interin”

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 09:06
Modric

Luciano Spalletti është i lumtur për faktin se Luka Modric dëshiroi t’i bashkohej Interit, mirëpo duke se atë nuk do ta lë të lirë Real Madridi.

Burimet italian janë duke insistuar duke thënë se Modrici po e kërkon transferimin në Milano, ndërsa atë spanjolle thonë se kroati do të nënshkruajë një kontratë të re me Realin.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por unë jam i lumtur që dikush si Modrici, i cili ka fituar Ligën e Kampionëve dhe ka qenë në finalen e Kupës së Botës, dëshiroi që të transferohej te ne”, tha Spalletti për Sky Sport Italia.

“Fakti që ai ka shprehur dëshirën për ta veshur fanellën e Interit më mbush me kënaqësi. Mendoj që është e vështirë të marrës lojtarë si ai, dhe klubi ka bërë punën më të mirë për ta shprehur interesimin për të”.

“Nuk mendoj se ai do të vjen, sepse Real Madridi ka ende besim në një lojtar kaq të talentuar. Ne jemi skuadër e mirë përsëri, por nëse Modrici do të vinte, do të ishim edhe më të mirë”.

Mbetet të shihet deri në fund të merkatos nëse Modrici do të kalojë te Interi apo do të mbetet në Bernabaeu.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test