Njeriu që dha shumë për futbollin e Kosovës, gjithsesi është Bajram Neziri. Ai ka përballuar të gjitha furtunat sidomos në kohën e okupimit kur ishte në Federatën e Futbollit të Kosovës dhe vazhdimisht në presion, të kërcënuar e të përndjekur nga regjimi kriminal i Serbisë. Ai ka postuar një foto kur ishte në kohën më të mirë të klubit të futbollit Flamurtarit të Prishtinës.
“Në përgatitjet e KF Flamurtari në Sienicë. Bajram Neziri, Ragip Stublla e Jakup Ademi”, shkruan Neziri, i cili ka qenë dhe është alfa dhe omega e futbollit tonë.