Shiten 80% e biletave për ndeshjen Drita – Malmo

Futboll

Shiten 80% e biletave për ndeshjen Drita – Malmo

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 10:19
Ilustrim

Drita të martën do të luaj ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kampionëve kundër Malmos në stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë.

Edhe pse ndeshja luhet në orar të ngjashëm me gjysmëfinalen e Kupës së Botës, kjo nuk i ka ndaluar tifozët të blejnë bileta për ta parë ndeshjen në stadium.

Thuhet se janë shitur rreth 80% të biletave të dala në treg.

Intelektualët por edhe tifozë nga pjesa tjetër e Kosovës do të jenë në stadium për të mbështetur Kampionët e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat