Ronaldo dënohet me kusht

Futboll

Ronaldo dënohet me kusht

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 17:03
Ronaldo dënohet me kusht

Vetëm disa orë para ndeshjes Portugali-Spanjë, Cristiano Ronaldo merr një lajm të mirë nga autoritetet spanjolle. Avokati i tij ka arritur një marrëveshje për të liruar sulmuesin nga akuzat për evazion fiskal, ndërsa është bërë e mundur shmangia e burgut.

Kështu Cristiano Ronaldo është dënuar dy vite me kusht dhe ka marrë një gjobë të majme prej 18 milionë eurosh, për evazionin fiskal që ka kryer gjatë kësaj periudhe.

Prej muajsh Ronaldo vijonte betejën ligjore me autoritetet fiskale spanjolle, ndërsa tani mund të qetësohet, pasi ka një vendim final që e shpëton nga burgu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat