Vokrri mbante numrin 9 – vdiq më 9 qershor, në orën 9

Futboll

Vokrri mbante numrin 9 – vdiq më 9 qershor, në orën 9

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 22:37
Fadil Vokrri

Në emisionin “Pressing”, sonte u diskutua për legjendën e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë të shtunën, pas një sulmi në zemër.

Ish-futbollisti Muharrem Sahiti, tani trajner, ka folur për lidhjen e Vokrrit. të cilin e kishte mik të afërt, me numrin 9.

“Është interesante… Fadili ka mbajtur dresin me numrin 9. Pas pranimit (të Kosovës në FIFA), filloi të shpërndante dresa me numrin 9. Vdes me 9 qershor, në orën 9”, është shprehur ai në T7.

“Sikur ka qenë i lidhur për atë numër”, ka thënë Sahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat