Arrihet marrëveshja, Valon Berisha transferohet në Serie A te Sampdoria

Futboll

Arrihet marrëveshja, Valon Berisha transferohet në Serie A te Sampdoria

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 10:49
Valon Berisha

Valon Berisha është bërë me skuadër të re.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës do të jetë pjesë e Serie A në stinorin e ri.

Lajmi është konfirmuar nga Sport Italia, ku Sampdoria dhe Red Bull Salzburg kanë arritur marrëveshje.

Berisha do t’i kushtojë Sampdorias shtatë milionë euro dhe një tjetër klubi italian do ta paguajë në formë bonusesh.

25-vjeçari kësisoj bëhet ndër lojtarët më të shtrenjtë të Përfaqësueses së Kosovës.

Zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të bëhet gjatë 48 orëve të ardhshme.

Berisha ka shkëlqyer këtë edicion me Salzburgun, ku në 45 ndeshje zyrtare ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar 11 asistime.

Interesim për Berishën kishin shprehur edhe skuadra tjera si Lazio, Schalke 04, Newcastle United dhe RB Leipzig.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat