Trondit deputeti: Shqipëria luajti për t’u mundur, madje thellë…! Dikë e quan varrmihës, por si e quan Kosovën

Futboll

Trondit deputeti: Shqipëria luajti për t’u mundur, madje thellë…! Dikë e quan varrmihës, por si e quan Kosovën

Më: 31 maj 2018 Në ora: 12:21
Erion Braçe

Erion Braçe nuk i ndahet me kritika presidentit të FSHF-së. Pas reagimit të këtij të fundit në lidhje me ndeshjen miqësore, Shqipëri-Kosovë 0:3, deputeti socialist ka vijuar me qëndrimin e radhës:

“Nuk është sharlatant Panuci, por varrmihës Duka!
Armand Duka zgjodhi një letër publike për t’iu pergjigjur gjithkujt.
Nuk shau nga motra kënd, siç bëri në ditën e tij më të mirë, fill pas kualifikimit të Shqipërisë në Europianin e shkuar, kundër tifozëve në Sheshin Nënë Tereza.

Jo! Zgjodhi të bëjë “babain e Kombit”; të na flasë për Kosovën e zyrtarizuar, ëndrrën e madhe, për kombin në vitrinën ndërkombëtare!
Në fakt, Armand Duka nuk është ky; është ish-presidenti që vijon të sillet si president i FSHF dhe, për këtë shkak, dua apo nuk dua unë, është përgjegjës për futbollin, gjithë futbollin, atë që luhet nga fëmijët tek Kombëtarja, në këtë vend.

Pra, Armand Duka duhet të fliste për futbollin, futbollin shqiptar. Dikush i tha të fliste për Kombin, për ti ikur futbollit të tij.
Pooo, me duhet ta pranoj, ky që kemi është futbolli i tij. Thelbësisht i ndryshëm nga futbolli i lirë, i ri, i mirëorganizuar, serioz, konkurues, argëtues, i vërtetë i Kosovës. Pikërisht ky futboll mundi futbollin e Armand Dukës, të martën në mbrëmje.
Kjo u fsheh. Sistemi kriminal që Armando Duka i ka imponuar futbollit në Shqipëri është kufizues, i kontrolluar dhe kurrë i lirë, nuk ka lidhje me meritën sportive, konkurrencën e garën, talentin, pasionin, punën e përkushtimin në to. Nga fëmijët deri tek kombëtaret është kështu, i kontrolluar dhe diktuar nga njerëzit e Sistemit Duka.

Kjo është diferenca që u pa në fushë; Kosova ishte e re, plot talent e pasion, argëtuese, e shpejtë, e bukur për t'u parë, madje deri dashuruar më të, FITUESE për këtë! Shqipëria ishte… njësoj si Armand Duka.
Kthehuni e shiheni njëherë, ishte komplet si ai, obese, me namin e të madhit e pa frymë, si ai duhanpirësi kronik! Por, nuk është vetëm kaq! Domethënë, nuk mbaron këtu. Gjithë sa më lart ka dëmtuar pa fund futbollin në këtë vend; por nuk është kaq.

Nga çdo anë me shkruajnë për Shqipërinë që luajti për t'u mundur, pra e luajti ndeshjen për t'u mundur thellë madje! Për mua arsyet janë tek thelbi më lart, por nuk është hera e parë që me duhet të lexoj, dëgjoj e të dyshoj tek “ndeshjet e luajtura për t'u mundur”! Nuk është hera e parë, po e përsëris, madje ka ndodhur me ndeshjet e kombëtareve të vogla, deri tek femrat në kombëtare. Dhe… nuk mbaron!

UEFA duhet të na ndriçojë, siç ka bërë këto tre-kater vitet e fundit dhe jo vetëm për këtë ndeshje. Nëse ka ndodhur kjo, njësoj si në futbollin vendas, në ato garat e shpifura, të pandërshme e të paracaktuara, që konsumohen në mënyrë të turpshme çdo javë në këtë vend, duke vrarë futbollin e meritës e ushqyer futbollin e Armand Dukës, atëherë po ju them se çdo gjë ka vdekur! Në këtë rast, sharlatani nuk është Panuci, por varrmihësi është Duka.

Ish-president, është e thjeshtë të shash Panucin, veçanërisht për njerëz që shohin futboll një herë në dy vite, është akoma më e lehtë; fare-fare e lehtë, kur rretheqarku i Dukës e kthen në shenjestër fill pas një ndeshjeje si produkt i këtij futbolli apo të luajtur për t'u mundur.

Por, dëgjoje edhe një herë Panucin pas ndeshjes. Revolta e tij foli shumë për këdo që do të dëgjoje, për thelbin po aq sa për dyshimet! Sulmi mbi të i njeriut të Dukës, ai që na ka ushqyer me magjinë e Armandinjos dhe suksesin e Sistemit të tij, i vuri vulën! Muhabet vulë është katandisur në fakt!", shkruan Braçe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat