Reina: Kurrë nuk kam pasur lidhje me njerëzit e mafias së Camorra-s

Futboll

Reina: Kurrë nuk kam pasur lidhje me njerëzit e mafias së Camorra-s

Më: 26 maj 2018 Në ora: 14:05
Pepe Reina

Pepe Reina, i cili raportohet se do të dalë para Komitetit Disiplinor të Federatës Italiane të Futbollit, për t’u pyetur nëse ka patur kontakte, siç dyshohet, me Camorra-n.

Ai ka dhënë këtë mëngjes një intervistë për gazetën napolitane “Il Mattino”, duke sqaruar pozicionin e tij pas disa ditësh spekulime:

“Çdo gjë është shpifje. Kjo përfolje nuk është aspak e këndshme. Unë nuk jam një person i përfshirë në mjedisin, që diskutohet nëpër gazeta. Unë dua ta bëj të qartë: nuk kam pasur ndonjë lidhje me klane, bosët apo njerëzit e lidhur me Camorrën. Esposito u arrestua në fazën e parë të këtij hetimi.

Po, është e vërtetë se kam organizuar festën time të lamtumirës nga Napoli në klubin e tij të natës. Më kanë shpjeguar se ishte liruar dhe se akuzat nuk ishin të vërteta. Unë iu besoj gjithmonë njerëzve, madje edhe më shumë, nëse një gjyqtar i rishqyrton vendimet e tij.

A nuk ishte e parakohshme t’i frekuentoja? Ne kaluam një natë së bashku, por asgjë nuk më pengonte që ta bëja këtë, sepse, e përsëris, m’u paraqitën si sponsorë të Napolit. Ata më kanë treguar gjithmonë besnikëri, përse do ta ndryshoja qëndrimin tim ë lidhje me ta?

Edhe në Spanjë, për besimin tim të mirë, kam miq që nuk dyshoj, edhe pse ka nga ata që më këshillojnë kundër vizitave të tyre të shpeshta. Gjithmonë kam pasur një zemër të madhe për këto gjëra, kurrë nuk iu kthej shpinën marrëdhënieve me njerëzit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat