Historike, 8 skuadra shqiptare në kupat e Evropës

Futboll

Historike, 8 skuadra shqiptare në kupat e Evropës

Më: 25 maj 2018 Në ora: 20:31
Shkëndija

Si asnjëherë më parë tetë skuadra shqiptare do të garojnë sezonin e ri në garat evropiane.

Nga Maqedonia do të jenë dy skuadra. Shkëndija në Ligën e Kampionëve dhe Shkupi në atë të Ligës së Evropës.

Nga Shqipëria do të jenë katër skuadra, ku kampioni do të garojë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, dhe tri në Ligën e Evropës.

I vetmi dyshim është nëse do të garojë Skënderbeu si kampion apo Kukësi i vendit të dytë në Ligën e Kampionëve, pasi skuadra korçare është dënuar nga UEFA me dhjetë vjet.

Nga Kosova do të shkojnë dy skuadra. Drita si kampione në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve dhe Prishtinë në parakualifikimet e Ligës së Evropës.

Pra, në përgjithësi do të jenë tetë skuadra shqiptare në garat evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat