Futbollisti i mirënjohur, Robert Gjeraj, aktualisht luan për Besën e Pejës, mendon se Vëllaznimi nga Gjakova do ta ketë ka zor për Kupën e Kosovës ndaj Prishtinës, pas asaj tronditje me Ferizajn.
“Mendoj që pas tronditjes që mori dje Vëllaznimi e ka pak të vështirë, mirëpo finalja është finale dhe tash nuk ka presion siç e patën në barazh sepse janë më të qetë.
Mirëpo, mendoj që kjo humbje e barazhit ka me ndikuar shumë për të keq, por as Prishtina nuk e ka më të lehtë sepse edhe ata e humbën kampionatin, megjithatë vetëm e kanë një përparësi, se kanë pas kohë më shumë për rikuperim. Kështu që do të jetë një finale e mirë”, tha Gjeraj për gazetën kombëtare “Bota sot”.