Vlejnë miliona euro, ja mungesat e mëdha në Botërorin e Rusisë

Futboll

Vlejnë miliona euro, ja mungesat e mëdha në Botërorin e Rusisë

Më: 19 maj 2018 Në ora: 23:34
Mungesat e mëdha në Botërorin e Rusisë

Ka pak më shumë se një muaj për të shkuar deri në Kupën e Botës 2018, në Rusi. Do të jetë 32 ekipe, që do të garojnë për titullin, por ka shumë mungesa në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Ndoshta më i shquar është ai i Italisë. Axurrët, katër herë kampionë të botës (1934, 1938, 1982 dhe 2006) i kanë luajtur të gjitha Kupat e Botës, përveç asaj të vitit 1930 (nuk ishte i ftuar) dhe 1958. Por, nuk është kombëtarja e vetme, për të cilën do t’ju vijë keq që mungon në Rusi. Hollanda, e treta në “Brazil 2014” dhe e dyta në “Afrika e Jugut 2010”, u eliminuan në fazën e kualifikimit dhe nuk patën mundësi për të hyrë nëpërmjet “play-off”-it.

Kjo është ajo që ne nënkuptojmë nga ekipet europiane, por në pjesën tjetër të botës ka pasur edhe surpriza të mëdha. Në Amerikën e Jugut, kampioni aktual dhe dy herë i “Copa América”, Kili, mbeti gjithashtu jashtë Botërorit të kësaj vere. E njëjta gjë ndodhi me Paraguajin, që mori pjesë në katër nga pesë Kupat e Botës së fundit. Dhe rasti i Kamerunit është kurioz. Pesë herë kampion i Afrikës, nuk mundi të futet në turneun madhor rus.

E njëjta gjë ka ndodhur me ekipet e tjera, që në vitet e fundit ishim mësuar t’i shihnim në Kupën e Botës, si SHBA, që mori pjesë në gjashtë edicionet e fundit, rresht. Nëse iu referohemi lojtarëve, mungesat në “Rusia 2018” do të jenë shumë të rëndësishme. Këtu, më poshtë, do t’ju njohim me “top-40” lojtarët, që do ta humbasim Kupën e Botës së kësaj vere, duke marrë në rerferencë çmimet e tyre të tregut (sipas transfermark).

Gareth Bale
Ylli i Real Madridit nuk do të jetë në Rusi, pasi Uellsi nuk u kualifikua. Vlera e tij aktuale është 75 milionë euro. Në moshën 28-vjeçare, Bale do të ketë mundësinë ta kërkojë pjesëmarrjen për herë të parë në një Kupë Bote në Katar, por atëherë do të jetë 32 vjeç.

Verratti
Mesfushori i PSG nuk ka mundur të kalojë me Italinë në “play-off”. Vlera e tij është 70 milionë euro dhe, në moshën 25-vjeçare, ende ka mundësi për të luajtur të paktën dy Kupa Bote. Një mungesë e rëndësishme për punën dhe cilësinë e tij në qendër të fushës së axurrëve.

Alexis Sánchez
Nënshkrimi i fundit i Manchester Unitedit ka një vlerë tregu prej 70 milionë eurosh dhe do të jetë një nga mungesat e jashtëzakonshme të Botërorit, për shpejtësinë dhe golat e tij. Ai është 29 vjeç dhe, ashtu si Bale, do të përpiqet të kualifikohet në Botërorin e Katarit me Kilin, çka përbën mundësinë e fundit.

Aubameyang
Gabonezi e kishte të komplikuar hyrjen në Kupën e Botës me një kombëtare që nuk përputhet me talentin e tij. Ai i pati orët e numëruara te Dortmund dhe iu afrua Arsenalit. Në moshën 28-??vjeçare, nëse nuk përmirëson ekipin e tij kombëtar, ai do ta ketë shumë të vështirë që të garojë në Kupën e Botës. Vlera e tij në treg është 65 milionë euro.

Insigne
Italiani, një nga udhëheqësit e Napolit, do të duhet ta shikojë Kupën e Botës së Rusisë në televizion. Në moshën 25-vjeçare, ai është një nga ata që janë thirrur të ndryshojnë imazhin e Italisë, bashkë me Verratti. Mundësia tjetër do të jetë Botërori i Katarit, kur të jetë 29 vjeç, në kohën e pjekurisë së plotë. Vlera aktuale e tij në merkato është 60 milionë euro.

Naby Keita
Lojtari nga Guinea është një nga surprizat e sezonit me Leipzig. Puna dhe cilësia në qendër të fushës, së shpejti do ta bëjnë një lojtar të madh. Ai është i ri (22 vjeç) dhe ëndërron për të luajtur një Kupë Bote, por do të jetë e vështirë ta arrijë këtë me një kombëtare si Guinea. Vlen 50 milionë euro në treg.

Van Dijk
Ky holandez është bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në botë. Liverpool pagoi për të 85 milionë euro, për ta marrë nga Southampton, edhe pse vlera e tij në treg është 50 milionë euro. Me 26 vite mbi supe aktualisht, ai shpreson që të jetë në “Katar 2022” me Holandën e rimodeluar në vitet e ardhshme.

Oblak
Portieri i Atletico Madrid, ndoshta më i mirë në botë për momentin, nuk do të jetë në Rusi me Slloveninë, por ëndërron ta bëjë këtë në Katar, pas katër vitesh. Në moshën 25 vjeç, slloveni ka një të ardhme përpara. Ai mund ta arrijë Botërorin 2022, sepse kombëtarja e tij po rritet pak nga pak. Vlera e tij, sipas transfermark, është 50 milionë euro.

Pjanic
Mesfushori boshnjak i Juventusit nuk do të jetë në Rusi. Bosnja nuk ishte në gjendje të përsërisë performancën e saj të vitit 2014. Me 27 vite mbi supe dhe vlerë tregu prej 50 milionë eurosh, Pjanic ëndërron të jetë në “Katar 2022”.

Pulisic
Lojtari i Dortmundit nuk mund të jetë me kombëtaren e tij, SHBA, në Botërorin e Rusi. Ai është një nga lojtarët me më së shumti projeksione në futbollin europian, në moshën 19-vjeçare, me vlerësim 45 milionë euro në merkato. Ka një karrierë përpara për të luajtur Kupën e Botës së parë.

Donnarumma
Portieri i Milanit, në moshën 18 vjeç, tashmë ka një vlerë tregu prej 40 milionë euro. Ai ra si gjithë Italia, edhe pse nuk do ta gëzonte shumë Botërorin e Rusisë, pasi portën axurre do ta mbronte Buffon. Aq i ri sa është, Donnarumma ka për të bërë histori me kombëtaren e Italisë dhe me siguri do të luajë në disa Kupa të Botës.

Belotti
Një tjetër italian, i cili ka pritshmëri të mëdha në të ardhmen, por nuk do të jetë në Rusi. Në moshën 24-vjeçare dhe me një vlerë tregu prej 40 milionë eurosh, pritet të largohet nga Torino dhe të synojë një klub të madh në Europë. Ashtu si pjesa tjetër e italianëve të rinj, ka kohë përpara për të luajtur një Kupë Botërore.

Ramsey
Mesfushori i Arsenalit ndodhet në të njëjtën pozitë si Bale. Ka shumë cilësi, por i shoqëruar nga një kombëtare si Uellsi, ende nuk ka luajtur një Kupë Botërore. Nëse lëndimet e respektojnë atë, mund të luftojë për të qenë në “Katar 2022”. Në moshën 27-vjeçare, vlera e tij e tregut është 40 milionë euro.

Hamsik
Kapiteni i Napolit dhe Sllovakisë nuk do të jetë në Botërorin e Rusisë, në atë që mund të ishte opsioni i tij i fundit për të qenë në një kompeticion të tillë. Në moshën 34-vjeçare duket e mbyllur historia e Kupës së Botës për të, edhe pse vlera e tij e tregut është 40 milionë euro.

Alaba
Botërori i Rusisë do t’i humbasë goditjet e topit të lojtarit të Bayernit. Anësor i djathtë në Gjermani, me Austrinë ka më shumë hierarki, sepse mund të luajë mesfushor, ose madje në krahun e majtë. Në moshën 25-vjeçare, ai ka shumë të ardhme përpara dhe një vlerë 38 milionë euro në treg.

Chiesa
Një tjetër transalpin, që kërkon të bëjë histori në Italinë e re. Lojtari i Fiorentinës është një nga vlerat e mëdha të futbollit axurr. Ai është vetëm 20 vjeç dhe kushton 35 milionë euro në merkato.

Eric Bailly
Qendrori i Manchester United nuk mundi të kualifikohej për Kupën e Botës me Bregun e Fildishtë. Ai është 23 vjeç dhe ka një të ardhme të madhe përpara. Me siguri mund të marrë pjesë në “Katar 2022”, sepse luan në një kombëtare me shumë cilësi. Vlera e tij e tregut është 35 milionë euro.

Seri
Ishte një nga emrat e verës për transferimin e mundshëm te Barcelona. Një mesfushor shumë muskulor dhe me cilësi. Në mosyhën 26-vjeçare, ai është thirrur të jetë një nga shtyllat e Bregut të Fildishtë. Vlera e tij e tregut është 35 milionë euro.

De Vrij
Eliminimi i Holandës ka lënë mjaft lojtarë të mirë dhe me shumë projeksion jashtë turneut rus. Qendrori i Lazios është duke mbyllur një sezon spektakolar. Në moshën 25-vjeçare ai do të largohet nga ekipi romak, në drejtim të Interit. Për momentin, holandezi vlen 35 milionë euro.

Immobile
Ish-lojtari i Dortmundit dhe Sevilla po mbyll një sezon mbresëlënës te Lazio. Shpejtësia dhe goli janë të ndara në pjesë të barabarta tek sulmuesi italian, i cili, në moshën 27-vjeçare është gati për të udhëhequr sulmin axurr, bashkë me Belottin. Vlera e tij në treg është 35 milionë euro.

Manolas
Greqia nuk do të jetë në Kupën e Botës së Rusisë. Manolas është një nga mbrojtësit më të mirë, që i ka dhënë shumë futbollit helen në dekadat e fundit. Ai luan te Roma dhe në moshën 26-vjeçare ka vlerën e 35 milionë eurove në treg. Nëse Greqia përmirësohet, mund të jetë pjesë e Botërorit të ardhshëm në Katar.

Mkhitaryan
Armeni la Manchester United për Arsenalin, në ditët e fundit të merkatos së dimrit, por nuk do të jetë në Botërorin e Rusisë. Në fakt, në moshën 29-vjeçare dhe me një kombëtare të dobët si Armenia, është e vështirë që të luajë një Kupë Bote para se të tërhiqet nga futbolli. Vlera e tij e tregut është 35 milionë euro.

Mungesa të tjera historike …
Bonucci

Konsiderohet si një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë. Te Milani nuk ka dhënë atë që pritej. Udhëheqësi i rikthimit italian, duhet të presë deri në vitin 2022 për të luajtur atë që do të ishte Botërori i tij i fundit. Në moshën 30-vjeçare, vlera e tij e tregut është 35 milionë euro.

Vidal
Kileni i Bayern Munich nuk do të jetë në Rusi, pasi Kili nuk u kualifikua dot. Në moshën 30-vjeçare, ai njoftoi se po largohej nga “La Roja”, edhe pse disa ditë më vonë e mohoi këtë. Nëse kthehet, mund të luajë në “Katar 2022”, kur të jetë 34 vjeç. Vlera e tij në treg është 35 milionë euro.

Škriniar
Sllovaku është një nga zbulimet e kampionatit italian. Qendërmbrojtësi i Interit, në moshën 22 vjeç, tashmë është duke trokitur në dyert e të mëdhenjve të Europës. Duke pasur parasysh rininë e tij, ka rrugë përpara, për të luajtur një Kupë Botërore. Çmimi i tij i tregut është 30 milionë euro.

Bernardeschi
Një tjetër pikë referimi në projektet e ardhshme të ekipit kombëtar italian. Në moshën 23 vjeç, ai luan te Juventusi dhe është thirrur të bëjë gjëra të mëdha me axurrët. Vlera e tij e tregut është 30 milionë euro.

Mahrez
Në moshën 26-vjeçare, ai do të ketë kohë që të kualifikohet me Algjerinë për Botërorin e Katarit (2022). Futbollisti i Leicesterit është i pëlqyer nga gjysma e Europës. Çmimi i tij i tregut, referuar cilësisë, është i përballueshëm: 30 milionë euro.

Savic
Qendërmbrojtësi i Atlético Madrid nuk do të jetë në Rusi, pasi Mali i Zi nuk arriti të kualifikohej. Ai është 27 vjeç dhe ndoshta ka përpara një mundësi të mirë për të qenë në Katar. Vlera e tij e tregut është 30 milionë euro.

Wanyama
Një nga lojtarët më ekzotikë dhe që ka performancën më të mirë në Premier League. Mesfushori i Tottenhamit do të jetë e vështirë që të marrë pjesë në një Kupë Bote, duke pasur parasysh nivelin e ulët të kombëtares së tij. Vlera e tij në treg është 30 milionë euro.

Wijnaldum
Një tjetër nga lojtarët e mirë holandezë, të cilët nuk do të jenë në Botërorin e Rusisë, për shkak të dështimit të kombëtares së tyre. Mesfushori i Liverpool, me shumë arritje dhe gola, është 27 vjeç dhe vlera e tij e tregut shkon në 30 milionë euro. Për katër vjet, ai mund të jetë në “Katar 2022”.

Leon Bailey
Ky është një nga surprizat e Bundesligës, këtë sezon. 19-vjeçar i krahut, lojtar Xhamajkan, ka spikatur me shpejtësinë e tij në Leverkusen. Është e vështirë që të shkojë në një Kupë Botërore, për shkak të dobësisë së Xhamajkës, por është thirrur të jetë udhëheqësi i ekipit të tij kombëtar. Vlera e tij në treg është 28 milionë euro.

Depay
Eliminimi i Holandës nuk do të na lejojë të shijojmë në Rusi këtë sulmues. Në Lyon shënon gola spektakolarë dhe mosha e tij e re (23 vjeç) na tregon se do të jetë në Kupën e Botës së ardhshme, nëse Hollanda do të kualifikohet. Ai tashmë ka vlerën e 28 milionë eurove në treg, edhe pse duket se i ka ngadalësuar parashikimet ndaj tij.

Jorginho
Italiani i nacionalizuar nga brazilian do të duhet të presë për Botërorin e Katarit, në përpjekje për të luajtur një Kupë Botërore me Italinë. Ai po rritet në mesfushën e Napolit dhe ka shumë klube të interesuara. Eshtë 26 vjeç dhe vlerësohet me 28 milionë euro në treg.

Buffon
Në moshën 40-vjeçare, portieri më legjendar italian në histori, nuk mund të jetë në Botërorin e tij të gjashtë, çka do të përbënte rekord historik. Ai nuk ka vendosur ende një datë për pensionimin e tij, por do të largohet përfundimisht këtë fundjavë nga Juventusi dhe Italia.

Claudio Bravo
Portieri titullar i Kilit është në zëvendësues te Manchester City, por mbetet dy herë kampion i “Copa America”. Në moshën 34-vjeçare, është e vështirë të vazhdojë me opsionet për të qenë në “Katar 2022”, kur do të jetë 38 vjeç. Por, ai është një portier…

Valencia
Anësori i djathtë i Ekuadorit dhe Manchester United nuk do të jetë në Rusi për shkak të momentit të keq që po kalon kombëtarja e tij. Sot 32-vjeç, ai do të mbërrinte me 36 vite mbi supe në Botërorin e Katarit, nëse Ekuadori do të kualifikohet.

Chiellini
Çift i përjetshëm me Bonucci në kombëtaren axurre, nuk do të jetë në Rusi. I ka humbur shpresat edhe për “Katar 2022”, nëse Italia kualifikohet, sepse tashmë është 33 vjeç, edhe pse mbetet lider i prapavijës së Juventusit. Momenti i keq axurr do të na pengojë që ta shijojmë seriozitetin e tij në Botërorin e kësaj vere.

Blind
Eliminimi i Holandës ka bërë shumë dëme për lojtarët si Blind, i cili do të arrinte në Botërorin e Katarit me 31 vite mbi supe dhe në mundësinë e tij të fundit për të shkëlqyer në një Kupë Bote. Shumë i shkathët, mund të luajë në qendër, në anën e pasme, ose mesfushor. Te Manchester United nuk po shkëlqen nën drejtimin e Jose Mourinho.

Yaya Touré
Ish-barcelonisti dhe lojtari i tanishëm i Manchester City ishte para shansit të tij të fundit për t’u kthyer në Kupën e Botës, por eliminimi i habitshëm i Bregut të Fildishtë do ta lërë jashtë “Rusia 2018”. Në moshën 34-vjeçare, është shumë vështirë të arrijë në turneun e Katarit, pas katër viteve.

Dzeko
Sulmuesi boshnjak i harxhon vitet e tij dhe vazhdon të shënojë rregullisht gola. Tani, te Roma, ai mund të kthehet në Premier League në ditët në vijim. Me 31 vite mbi supe, do të kishte ende mundësinë për të luajtur në Kupën e Botës së Katarit, por kombëtarja e tij duhet të përmirësohet në vitet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat