Reali me 10 titullarë, që kanë mbi 3000 minuta në këmbë

Futboll

Reali me 10 titullarë, që kanë mbi 3000 minuta në këmbë

Më: 17 maj 2018 Në ora: 12:45
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane duket se ka plane shumë të qarta për finalen e Ligës së Kampioneve, të cilën Real Madridi do ta luajë më 26 maj në Kiev, kundër anglezëve të Liverpool, në kërkim të “kurorës” të 13-të. Trajneri francez i “Los Blancos” do të paraqesë në fushën e blertë 11-shen më të mirë (në fakt, i ka të gjithë lojtarët e tij në dispozicion) dhe sot për sot, të paktën nga pamja e jashtme, çështja e vetme e formacionit titullar në Kiev është aktivizimi apo jo i Gareth Bale.

Pjesa tjetër duket sikur është e vulosur në formacionin startues të finales së Kievit. Ai do të formohet nga 10 prej 11 lojtarëve më të përdorur nga trajneri francez gjatë gjithë sezonit. Bëhet fjalë për ata që grumbullojnë më shumë minuta në këmbët e tyre, të gjithë mbi 3000 minuta, një shifër më shumë se e respektueshme dhe kjo mund të kushtëzojë performancën e lojtarëve përkatës, shkruan telesport.

Nga 11 lojtarët me më shumë minuta në këmbët e tyre, Nacho duket i vetmi që nuk do të ketë një vend në formacionin e fillimit ndaj Liverpool. Pjesa tjetër (Keylor, Carvajal, Varane, Sergio Ramos Marcelo, Modriç, Casemiro, Kroos, Benzema dhe Crisitano) kanë një vend të garantuar në finalen e Champions-it.

Real Madridi, me 60 ndeshje zyrtare të luajtura deri më tani, këtë sezon, është skuadra me më shumë minuta në këmbët e saj. Sezoni do të përfundojë, pas dy ndeshjeve të fundit zyrtare (dita e fundit e La Liga-s dhe finalja e Ligës së Kampionëve) me 62 ndeshje, më shumë se çdo skuadër tjetër e La Liga-s.

Ky është raporti i minutave dhe lojrave të luajtura nga lojtarët e bardhë, në të gjitha garat, këtë edicion.
Lojtari, minuta (ndeshje)
Keylor Navas, 3.870 (43)
Casemiro, 3.761 (46)
Varane, 3.620 (42)
Sergio Ramos, 3.550 (40)
Ronaldo, 3.517 (42)
Marcelo, 3.492 (42)
Kroos, 3.390 (41)
Carvajal, 3.347 (39)
Nacho, 3.232 (41)
Modric, 3.182 (41)
Benzema, 3.120 (45)
Marco Asensio, 2.856 (52)
Isco, 2.819 (47)
Lucas Vázquez, 2795 (52)
Bale, 2.240 (37)
Kovacic, 1817 (35)
Theo, 1646 (23)
Kiko Casilla, 1530 (17)
Achraf, 1316 (17)
Marcos Llorente, 1070 (20)
Vallejo, 1003 (12)
Borja Mayoral, 930 (24)
Dani Ceballos, 892 (22)
Tejero, 180 (2)
Rodríguez, 75 (1)
Franchu, 70 (2)
Quezada, 15 (1)
Valenciano, 9 (1)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat