Çfarë u bë me pagat?

Futboll

Çfarë u bë me pagat?

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 13:12
Pamje nga një ndeshje

Apolonia ia doli të ndalte Tiranën në një barazim pa gola, edhe pse kishte siguruar matematikisht pjesë- marrjen në 5-shen e parë. Por, duket se tek fierakët ka një çështje pagash. Futbollistët nuk paguhen prej disa muajsh, ndërsa janë vetë lojtarët që kanë nisur të rebelohen. Madje, pas ndalesës që i kanë bërë Tiranës, futbollistët fierakë kanë nisur të flasin hapur dhe në publik në lidhje me Endri Braka ishte një prej më të mirëve në sfidën e së shtunës ndaj Tiranës. Mbrojtësi ia doli që së bashku me shokët e tij të repartit, të ndalnin një “bishë” si Ngoo.

Dhe një prej momenteve të ndeshjes, Braka ka vendosur ta ndajë me miqtë e tij në profilin e vet në “Facebook”. Këtu nis edhe historia e rrogave, ku lojtari vendos të flasë hapur dhe pa komplekse duke nxjerrë zbuluar klubin fierak.

DEBATI – Në foton e postuar me gjigantin e sulmit të Tiranës, Braka, e shoqëron me shenjën e një topi dhe dy sy të vëmendshëm. Trajneri i Apolonisë, Ndriçim Kashami, ka nxituar t’i komentojë, duke lavdëruar Brakën dhe të tjerët për paraqitjen që bënë në fushë. “E mërzitët të shkretin, ai kishte ardhur për të bërë piknik në Fier”, shkruan Kashami në komentin e tij që e shoqëron me tri shenja me fytyra të qeshura.

Por, përgjigjja e Brakës është surprizë për trajnerin. “Ca u be për rrogat profe?”, i shkruan mbrojtësi Kashamit duke e pyetur në lidhje me pagat që lojtarët e Apolonisë ende nuk i kanë marrë. Tekniku duket i befasuar nga përgjigjja e Brakës, i cili vendos ta bëjë publike këtë çështje dhe nuk e vazhdon më debatin me futbollistin. Më pas vazhdojnë komentet e miqve të lojtarit që e përgëzojnë për karakterin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat