Mbretërit e barazimeve sfidojnë Bayern-in e pandalshëm

Futboll

Mbretërit e barazimeve sfidojnë Bayern-in e pandalshëm

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 08:07
Bayern Munich

Wolfsburgu i vendit të 13-të do të jetë skuadra e radhës që do të provojë të ndalë Bayern Munich në kampionatin gjerman. Me nëntë fitore të njëpasnjëshme të marra në Bundesliga, bavarezët e Heynckes duket se nuk kanë ndërmend të ndalen. Ndërkohë, me 24 pikë të marra në 22 ndeshje, vendasit do të duhet të luftojnë për mbijetesë deri në fundin e kampionatit.

Gjithsesi, ka pak mundësi që “Ujqërit” të dalin me pikë nga ndeshja e së shtunës kundër kampionëve në fuqi të Gjermanisë. Që nga koha që Jupp Heynckes ka marrë drejtimin e ekipit në tetorin e 2017-ës, Bayern ka luajtur 22 ndeshje (në të gjitha kompeticionet), duke marrë 20 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Për më tepër, Bayern ka fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit që ka luajtur në kampionat kundër Wolfsburg. Takimi që është luajtur sezonin e kaluar në “Volkswagen Arena” është mbyllur 6-0 për miqtë.

Bayern i ka fituar nëntë ndeshjet e fundit të kampionatit me një rezultat të përgjithshëm 22-7. Wolfsburg, nga ana tjetër, ka qenë mbreti i barazime në këtë sezon, 12 të arritur në total nga 22 takimet e luajtura në Bundesliga dhe 7 nga 12 takimet e luajtura në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat