“Me Fabregas, Kroos dhe Bale gjërat do të shkonin ndryshe te United…”

Futboll

“Me Fabregas, Kroos dhe Bale gjërat do të shkonin ndryshe te United…”

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 07:20
Ilustrim

David Moyes, aktualisht trajneri i West Ham, këmbëngul se ecuria e tij te Manchester United mund të kishte qenë shumë ndryshe nëse klubi do të kishte marrë, Toni Kroos, Cesc Fabregas dhe Gareth Bale. Skocezi, i cili u shkarkua vetëm 10 muaj pasi zuri vendin e Sër Alex Ferguson, gjithashtu mendon se asnjë trajner tjetër nuk mund të kishte bërë më mirë se ai.

Moyes e la United në vendin e shtatë të renditjes, si dhe të eliminuar nga dy Kupat e Anglisë dhe nga Champions League. Megjithatë, 54-vjeçari beson se ai do të ishte i suksesshëm me dy futbollistët që kërkoi me ngulm gjatë merkatos.

Moyes qëndroi në 34 ndeshje zyrtare si trajneri i Manchester United, derisa u shkarkua në muajin prill 2014

“Gjërat do të kishin qenë shumë më ndryshme, nëse do të kishim realizuar objektivat kryesorë që kishim në merkato, – tha Moyes për “Mirror”. – Ne ishim në garë deri në fund për të marrë Gareth Bale dhe Cesc Fabregas. Ata ishin dy lojtarët që unë doja, por për një arsye ose për një tjetër, nuk arritëm t’i afrojmë në skuadër. Me Bale dhe Fabregas gjërat do të kishin shkuar në mënyrë perfekte dhe do të nisnim rifreskimin e skuadrës, ajo për të cila u emërova. As Toni Kroos nuk erdhi kurrë, edhe pse ma premtuan. Askush nuk mund të bënte më mirë se unë në “Old Trafford”..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat