Ish mbrojtësi i Interit, Christian Chivu, ka kujtuar kohën e tij në San Siro, kur skuadra zikaltër drejtohej nga trajneri Jose Mourinho.
Në kohën e Mourinhos, Interi pati vitet më të lavdishme në histori të klubit, duke fituar Ligën e Kampionëve pas pritjes prej 45 viteve.
Chivu për ‘Gazzetta TV’, ka folur për mobilizimin që kishte në skuadër atë vit, duke thënë se ishte në gjendje edhe të hynte në portë, nëse i kërkohej.
“Mourinho më kishte pyetur nëse do ta kisha problem të luaja në krahun e majtë, se kisha aspak, unë do ta bëja edhe portierin nëse më kërkohej”, ka deklaruar Chivu.