Sulmuesi shqiptar i zhgënjyer me humbje

Futboll

Sulmuesi shqiptar i zhgënjyer me humbje

Nga: K.G. Më: 6 gusht 2017 Në ora: 14:07
Armando Sadiku

Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku, pa dyshim se është i zhgënjyer nga humbja e papritur. Ai me skuadrën e tij, Legia, u befasuan në udhëtim, duke pësuar disfatë me rezultat 1:0 nga Termalica B-B, në ndeshjen e javës së katërt të elitës së futbollit polak. Në minutën e  54-të, Piatek shënoi për fitoren e vendasve, ndërsa në anën tjetër shokoi kampionin.

Sadiku luajti plot 72 minuta, por nuk arritën të barazojnë rezultatin, ku të zhgënjyer lëshuan fushën. Pas katër jave, Legia renditet në vend të pestë me 4 pikë, sa ka edhe Termalica B-B një pozitë më poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat