Chelsea konfirmon: Morata është lojtar i yni

Futboll

Chelsea konfirmon: Morata është lojtar i yni

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 19:52
Alvaro Morata

Chelsea ka arritur marrëveshje për transferimin e Alvaro Moratas.

Klubi londinez ka konfirmuar se futbollisti do të jetë lojtari më i ri i kampionit të Ligës Premier.

Morata raportohet se do t’i sjell rreth 80 milionë euro skuadrës kampione të Spanjës, Real Madrid.

“Chelsea Football Club dhe Real Madrid kanë rënë dakord për transferimin e Alvaro Morata në Stamford Bridge. Fillimisht  do të arrijmë marrëveshje pvr kushtet personale dhe më do t’i nënshtrohet testeve mjekësore. Morata, 24 vjeç, është sulmues spanjoll dhe e ndihmoi Realin të fitojë dy Liga të Kampionëve”, thuhet në njoftimin e Chelseat.

Ai do të udhëtojë sonte për në kryeqytetin britanik, ku nesër pritet të kryej testet mjekësore.

Ndryshe, Chelsea tani pritet ta largojë nga radhët e veta sulmuesin Diego Costan.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat