Zabërgja: Drenicën e shoh të fortë për rivalët

Futboll

Zabërgja: Drenicën e shoh të fortë për rivalët

Nga: Kemajl Goca Më: 11 korrik 2017 Në ora: 10:49
Enis Zabërgja

Një numër i skuadrave jo vetëm të elitës së futbollit vazhdojnë të përforcohen për edicionin e ri. Disa skuadra kanë ngjeshur radhët e tyre e disa hulumtojnë tregun. Ditë më parë, Drenica nga Skenderaj ka angazhuar njërin nga sulmuesit më të mirë në Kosovë, Enis Zabërgja, i cili së fundit luajti për Trepçën nga Mitrovica. Futbollisti ka pasur një arsye të fortë që vendosi t’i mbrojë ngjyrat Drenicës për edicionin e ardhshëm. “Drenica ka jap shumë për Kosovë,  kanë derdhur edhe shumë gjak për Liri, edhe kjo me ka obliguar për të luajtur për Drenicën. Besoj se do të adaptohem shpejtë me vendin dhe me rrethin, andaj jam optimistë se punët do të shkojnë siç është më së miri”, thotë Zabërgja.

“Bota sot”: Si e sheh Drenicën?

Enis Zabërgja: Normalisht me përforcime që kanë bërë, e shoh një ekip kompakte e cilësore. E shoh një kundërshtare të fortë për të gjithë, nuk do ta ketë asnjë ekip lehtë me ne.

“Bota sot”: Drenica me këtë ekip mund ta ndjek kreun?

Enis Zabërgja: Besoj se me lojtarët që ka, do të luftojë edhe për vend të pestë e më lartë, sigurisht edhe për trofeun e Kupës së Kosovës. Synimi ynë është të përgatitem sa më mirë, të dëshmojmë lojëra të mira dhe rezultatet e mira janë të pashmangshme.

“Bota sot”: Keni ndërruar shumë ekipe, FC Hysi, FC Llapi, Hajvalia, FC Trepça etj. a mendoni se keni bërë zgjedhjen e duhur?

Enis Zabërgja: Kam bërë zgjedhjen e duhur dhe besoj se do të dëshmojë cilësitë e mija.  Drenica me konvenon pasi që luajnë me pasime të shkurta dhe besoj se do të komponohem mirë. Do të përshtatem me ata lojtarë që janë dhe me lojë të bukur të arrijmë në realizimin e qëllimeve tona.

“Bota sot”: A do të jetë kampionati i ri më i fortë se ai paraprak?

Enis Zabërgja:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat