Sadiku, Alioski shënojnë, Xhaka asistoi në Zvicër

Futboll

Sadiku, Alioski shënojnë, Xhaka asistoi në Zvicër

Nga: K. Goca Më: 7 maj 2017 Në ora: 16:18
Pamje nga ndeshja

Javë e shqiptarëve në elitën e futbollit zviceran. Armando Sadiku, Ezgjan Alioski shënuan për Luganon, e cila si vendas barazoi me kampionin Baseli, në kuadër të javës së 31-të.  Taulant Xhaka në anën tjetër asistoi për kampionin, kurse Sadiku u përjashtua nga loja pas dy të verdhëve në minutën e 81-të. 

Në minutën e 12-të, Fransson shënoi pas asistimit ë Xhakës për epërsinë e Baselit, 0:1.  Në minutën e 54-të, Zuffi  dyfishoi epërsinë, kurse  Alioski ka qenë i pagabueshëm nga penalltia në minutën e 60-të, ndërsa Sadiku barazoi (2:2) në atë të 80-tën.  Shqiptarët luajtën standardë, përveç Xhaka i cili u zëvendësua në minutën e 82-të. Baseli veç ka siguruar titullin, mban vendin e parë me 78 pikë, kurse Lugano është në vend të katërt me 44 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat