12 javë pa fitore, Tirana rrezikon mbijetesën

Futboll

12 javë pa fitore, Tirana rrezikon mbijetesën

Më: 16 prill 2017 Në ora: 16:01
Tirana

12 ndeshje pa fitore në kategorinë Superiore dhe vetëm 5 pikë të grumbulluara në vitin 2017-të edhe ato falë 5 barazimeve. Tirana e Mirel Josës tashmë rrezikon seriozisht mbijtesën. Asnjë sukses as në 2 sfidat e fundit shtëpiake ndaj dy rivalëve direktë si Teuta e Laci , ndeshje të cilat bardheblutë edhe mund edhe ti kishin humbur për atë cfarë shfaqën në fushë në pjesët e dyta. Këmbanat e alarmit kanë nisur të bien me Tiranën që është zhytyr në një krizë të thellë.

Duke parë edhe kalendarin asgjë nuk është e sigurtë përsa i përket mbijetesës, me skuadrën Josës që ndodhet në pozita të vështira.  Po të mos ishte për atë ecuri pozitive në dy fazat e para me bardheblutë që mbanin vendin e 4-t në renditje nuk dihet se cdo kishte ndodhur me këtë Tiranë. I vetmi ngushëllim për 24-herë kampionët në këtë sezon është se Tirana ka bërë më mirë ndaj skuadrave kryesuese sesa ndaj ekipeve që luajnë për mbijetesë.

Bardheblutë kur luajnë ndaj Skënderbeut, Kukësit dhe Partizanit motivohen dyfish dhe në sfidat ndaj 3 skuadrave që luftojnë për të fituar titullin kanë dhënë sinjale inkurajuese në këtë kampionat. Tirana i ka marrë 4 pikë Skënderbeut, ndërsa ka barazuar 2 herë dhe ka humbur vetëm 1 herë ndaj Kukësit dhe Partizanit në derbi. Për të mos vendosur në diskutim mbijetesën bardheblutë e kishin shansin pasi me dy fitore ndaj Teutës dhe Lacit në Selman Stërmasi do ta kishin siguruar qëndrimin në elitë, por kjo Tiranë tregoi edhe njëherë se i mungon një lojtar goli duke shpërdoruar dy mundësi të mira.

Ndaj ekipeve të ashquajtuara të vogla skuadra e Josës nuk di më të fitojë. Fitmi i Kupës së Shqipërisë është objektivi i madh i Tiranës dhe vetëm ky trofe mund të shpëtojë sezonin e bardhebluve. Ndërkohë që përsa i përket kampionatit sodisfaksioni i vetëm i 24-herë kampionëve mund të jetë një fitore në derbin e kryqtytetit ndaj Partizanit, sukses që bardhebluve u mungon që nga viti 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat