Sadiku është një lider i vërtetë

Futboll

Sadiku është një lider i vërtetë

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 12:07
Sadiku në aksion

Supergoli i Armando Sadikut që i dha 3 pikë mjaft të rëndësishme Luganos në udhltim  St. Gallenit nuk ka mjaftuar që sulmuesi të shmangë edhe ndonjë kritikë pas ndeshjes për paraqitjen e tij, raporton panoramasport. Presidenti i Luganos, Anxhelo Renxeti, e ka lavdëruar duke përdorur një shprehje disi jashtë etikës, ndërkohë që trajneri Paolo Tramexani ka kërkuar nga ai që të bëjë më shumë në lojën e ekipit si grup.

“Ai është një lider i vërtetë dhe një qendërsulmues i mirëfilltë. Ka bërë një gol të pamundur dhe vetëm pesë minuta më parë ka gabuar një pasim të thjeshtë duke e hedhur topin pesë metra para. Sadiku, kur ka topin në këmbë dhe ka mundësinë të gjuajë instinktivisht, është i pandalshëm. Pastaj është gjithmonë , është gjithmonë prezent, është gjithmonë aty, është t…çarës”, është shprehur presidenti i Luganos, Anxhelo Renxeti.

“Pesë minuta para golit po mendoja ta zëvendësoja. Një sulmues i vërtetë është vendimtar edhe kur punon dhe ndihmon shokët e skuadrës. Armando duhet të bëjë një punë që aktualisht po e bën pjesërisht. Ai e di që mund të përmirësohet edhe më shumë”, tha Paolo Tramexani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat