Tirana kthehet te fitorja në Kupë

Futboll

Tirana kthehet te fitorja në Kupë

Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 23:09
Ilustrim

Tirana tregon forcën në Kupën e Shqipërisë duke mundur 2 – 1 Kukësin në çerekfinalen e parë. Bardheblutë arritën fitoren me mbështetjen e pak mbështetëseve, pasi grupimet e tifozëve vijojnë bojkotin, pasi klubi i hapi dyert Partizanit për të luajtur në “Selman Stërmasi”.

 Halili dhe Taku shënuan në pjesën e parë, ndërsa Imami vetëm ngushtoi diferencën pas pushimit. Nëj sfidë edhe me raste të tjera shënimi, që nuk u konkretizuan.

Besëlidhja surprizoi edhe Flamurtarin, duke e mundur me rezultatin 2 – 1 në Vlorë. Një fitore e rëndësishme e ekipit të Kategorisë së Parë me golat e Camara e Marashit, ndërsa kapiteni Smajli shkaktoi autogol në portën e lezhjanëve. Mbrojtësi i Besëlidhjes humbi një 11-metërsh në këtë takim. Skënderbeu arriti një barazim 1 – 1 në kohën shtesë në fushën e Laçit.

 Kurbinasit shënuan të parët me Kanaparin, i ardhur sëbashku me trajnerin Bledar Sinella nga Tomori. Osmani shmangu humbjen me një gol në çastet e fundit, duke shtyrë çështjen e kualifikimit për në takimin e kthimit. E hapur mbetet edhe përballja mes Vllaznisë dhe Teutës. Skuadra shkodrane fitoi me një gol të Tafilit. Ndeshjet e dyta çerekfinale do të luhen më 15 shkurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat