Zyrtare: Interi largon këta dy lojtarë

Futboll

Zyrtare: Interi largon këta dy lojtarë

Më: 26 janar 2017 Në ora: 22:01
ilustrim

Interi ka vendosur që të huazojë disa futbollistë që nuk bëjnë pjesë në planet e Piolit.

Në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit, skuadra e Interit ka nisur spastrimin e disa futbollistëve që nuk konsiderohen si të nevojshëm nga trajneri Stefano Pioli.

Gjatë ditës së sotme janë konfirmuar largimet e dy të rinjve, Senna Miangue dhe Assane Gnoukouri, të cilët janë huazuar te skuadrat e Serie A, Cagliari përkatësisht Udinese.

Përderisa Miangue është prezantuar me fanellën e klubit nga Sardenja, Gnoukouri do të kryejë testet mjekësore para se të finalizohet kalimi i tij në Udinese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat