Fabregas i pakënaqur, pritet largimi nga Chelsea

Futboll

Fabregas i pakënaqur, pritet largimi nga Chelsea

Më: 25 janar 2017 Në ora: 21:00
Cesc Fabregas

Cesc Fabregas ka shprehur hapur pakënaqësinë për minutat e pakta që ka me Chelsean.

Mesfushori spanjoll nuk është një nga lojtarët e preferuar të trajnerit Antonio Conte dhe që nga ardhja e italianit në krye të Chelseat, ai ka humbur vendin e titullarit në ekip.

Kjo situatë nuk po i pëlqen Fabregasit, pasi që në vetëm pesë ndeshje ka filluar si startues në këtë stinor me ‘Blutë’.

“Futbolli është gjithçka për mua. Luaj për të fituar dhe e shijoj në maksimum çdo ndeshje. Është e vërtetë që ky sezon nuk ka qenë më i miri për mua dhe ky fakt më trishton. Mendoj se meritoj më shumë minuta, por ky është një vendim që i takon trajnerit. Personalisht përpiqem që sa herë emri im thirret, të japë më të mirën”, ka thënë Cesc.

Emri i Fabregas është një nga më të përfolurit për një largim nga Chelsea edhe pse në këtë afat kalimtar vështirë se do të ndodhë një gjë e tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat